HAPEN DYERT PËR 14 000 NXËNËS NËKOMUNËN E LIPJANIT

sali-Uka

Rruga e dijës në këtë vitin shkollor, filloi më 04.09.2017 sipas kalendarit të punës të hartuar nga MASHT-i . Paraprakisht të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit kanë bërë të gjitha përgatitjet në mënyrën më të mirë të mundshme , për t’i hapur dyert dhe për t’i pranuar të gjithë nxënësit rreth 14000 në të gjitha nivelet nëinstitucionet parauniversitare, për të filluar vitin e ri shkollor 2017 -2018 .
Për të arritur objektivat e dëshiruara , për një sukses sa më të mirë, për cilësi të mirë në mësimdhënie dhe mësimnxënie , udhëheqja e shkollës dhe stafi tjetër kanë bërë këto përgatitje:
• Përgatitjen teknike e shkollave ;
• Regjistrimin e nxënësve dhe formimin e paraleleve nga shërbimi profesional;
• Sigurimin dhe sistemimin e kuadrit mësimor në bashkëpunim me DKA-në
• Ndarjen e orëve mësimore dhe detyrave ndër arsimtarë
Prioritetet e arsimit në Komunën e Lipjanit gjatë këtij viti janëtë fokusuar në disa drejtime:
1. Përmirësimi i kushteve të punës në shkolla,
2. Aktivitete për ngritjen e cilësisë së përformancës në mësimdhënie, mësimnxënie dhe udhëheqjes së shkollave.
Përmirësimi i kushteve të punës në shkolla: Ngritja e cilësisë në mësimdhënie është mjaftë e ndërlikuar dhe në vete përfshinë shumë faktor, si stafin profesional të kualifikuar dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve, angazhimin e prindërve dhe angazhimin e menaxhmentit. Për t’u arritur këto duhet edhe kushte të mira të punës. Në këtë drejtim edhe këtë vit janë kryer shumë investime në përmirësimin e kushteve në shkolla.

Të ngjashme

By