HAPET ZYRA E TREGTISË KOSOVARE NË SHTETIN E BOLIVISË

HAPET ZYRA E TREGTISË KOSOVARE NË SHTETIN E BOLIVISË

Në Komunën e Lipjanit mbahet seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i Nderit i Republikës së Kosovës, Otto von Feigenblatt, ka hapur zyrën tregtare në Santa Cruz de la Sierra, në Bolivi, shtet i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori i Nderit i Republikës së Kosovës-vendit më të ri në Evropë, Otto von Feigenblatt, tha se ky vend evropian është i interesuar t’i zgjerojë lidhjet tregtare me industrialistët bolivianë që merren me prodhimin industrial.

Gazeta më e madhe në Bolovi ka shkruar lidhur me këtë ngjarje. Von Feigenblatt siguroi se me hapjen e zyrës tregtare në Santa Cruz, vendi i tij bën hapin e parë në gjetjen e një ure të integrimit që nxit tregun bilateral reciprok në mes të Kosovës dhe komunitetit tregtar bolivian.

Përpos prodhimit të super-ushqimeve, diplomati tha se sektori i tekstilit, i agrobiznesit dhe ai i ndërtimit janë potenciale që mund të shqyrtohen në këtë vend.

“Kosova i ofron Bolivisë çelësin për të hyrë në tregjet e Ballkanit dhe të Azisë”, tha Von Feigenblatt.

Mauricio Carranza, zëvendësdrejtor i zyrës tregtare të Kosovës në Santa Cruz, tha se në një proces afatshkurtër do të formohet platforma e tregut multilateral, me qëllim të shfrytëzimit të forcës prodhuese dhe kapacitetin eksportues të Santa Cruz-it. Do të organizohen edhe misione dhe termine tregtare.

 

COMMENTS