Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit, pasi spekuloi për Kaçanikun

Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit, pasi spekuloi për Kaçanikun

Truproja e Zëvendëskryeministrit Limaj kërcënon gazetarin e Gazetës Express, reagon AGK

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, deklaroi gjatë ditës së sotme se qyteza e Kaçanikut është e mbushur me luftëtarë e ISIS-it.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas tij, Kosova është prej vendeve të rralla në botë që ka ligj dedikuar eksplicit kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

Dallimi te Serbia, sipas tij, është se i ka të futur në lista të pagesave dhe janë duke luftuar krah për krah me rusët në Ukrainë, si mercenarë.

“Po i dëgjoj deklarimet e zyrtarëve serb,qe po thobe se Kosova veç është në disa vende ku ka konflikte duke aluduar në luftëtarë që kanë shkuar në luftëra të huaja, pra xhihadist. E vërteta është që Kosova është prej vendeve të rralla në botë që ka një Ligj dedikuar eksplicit kundër pjesëmarrjes së shtetasve të vet në luftëra të huaja dhe i ndjek penalisht dhe ata që kthehen janë objekt të ligjit.

Ndërsa dallimi i Serbisë me ne është kështu: ata i kanë në lista të pagesave sot e kësaj dite, qoftë si të pensionuar para kohe, ose të pensionuar, qoftë si veteranë ose të tjerë, ata janë mercenarë sot krahë për krahë më rusët në Ukrainë dhe në Siri kundër krejt perëndimit dhe paqes”, ka shkruar në Facebook kryeministri Haradinaj.

COMMENTS