Haradinaj udhëzon zëvendësministrat, thotë se e kanë kuptuar përgjegjësinë kushtetuese

Haradinaj udhëzon zëvendësministrat, thotë se e kanë kuptuar përgjegjësinë kushtetuese

Kryeministri Haradinaj priti në takim Nils Melzeri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka pritur në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të diskutuar rreth angazhimit të tyre institucional.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka deklaruar se nga raportet që ka pranuar, ka kuptuar që për këto muaj ka pasur angazhim konkret nga ana e zëvendësministrave, një dëshmi kjo që secili nga ju e dini peshën e përgjegjësisë.

“Ju e keni kuptuar përgjegjësinë kushtetuese që keni. Jemi në një periudhë që ka peshë për vendin, ku secili e ka rolin e tij / saj. Ju ftoj të jemi bashkë që të mos dështojmë drejt rrugëtimit tonë drejt familjes evropiane”, tha Kryeministri Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se sundimi i rendit dhe ligjit, njohjet e reja, gjendja ekonomike, arsimi, shëndetësia, mbrojtja, janë disa nga temat e ndjeshme dhe që kërkojnë shumë përkushtim, për të cilat kërkohet edhe angazhimi i gjithsecilit nga ne.

“Bëni përpjekje të komunikoni, të jepni nga vetja, që punët e mëdha që i ka vendi, të përmbyllen. Duhet ta përmbyllim me sukses këtë vit. Angazhimi juaj na ndihmon shumë”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nëse shkojmë të gjithë në këtë frymë, jemi të bindur që deri në fund të këtij viti, do t’i kemi efektet e angazhimit konkret.

Takimi i zëvendësministrave është i dyti i këtij niveli, i kërkuar nga Kryeministri Haradinaj. Takimi i radhës do të jetë pas 6 muajsh, për t’u përballur me rezultatet e matshme individuale./Indeksonline/

 

 

COMMENTS