Haziri sulmon Vetëvendosjen: S’na kanë thirrë në festë, janë fitues shumë të vogël

Haziri sulmon Vetëvendosjen: S’na kanë thirrë në festë, janë fitues shumë të vogël

Mosdija apo manipulimi i qëllimshëm i deputetes së VV-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se i ka mbetur hatri që Vetëvendosje nuk e ftoi partinë e tij në festën e natës së 6 tetorit

Haziri sonte në DPD ka thënë se megjithatë këtë nuk e kanë pritur, duke e quajtur VV’në joracionale në politikë.

‘’Nëse kishim me fitu, e kishim thirrë partinë tjetër, ejani se kemi fituar bashkë. Megjithatë s’e kemi pritë prej tyre sepse nuk janë aq racionalë në politikë me të thirrë. Festa ka qenë e parakohshme, vendi i rezervuar, ne jemi tërheqë. Por në politikë kur del me 0.4 për qind përpara, je fitues shumë i vogël. Është dashtë me thirrë me thanë urdhëro sepse festa ka qenë e përbashkët, jo e njëanshme.

COMMENTS