Heshtje për skandalin seksual në medrese

Heshtje për skandalin seksual në medrese

Delawie përfundon mandatin këtë muaj, ja çfarë thotë për ditët e fundit në Prishtinë

Askush nuk flet në medresenë “Alaudin” për akuzat që i ka bërë një ditë më parë profesori i kësaj shkolle

Në këtë objekt, dyshohet se për vite me radhë u ngacmuan seksualisht vajza të mitura, nga profesorët e tyre.

Edhe pse lajmi për këtë rast ngriti reagime të shumta, nxënësit aty vazhdonin lojën të qetë, duke zbatuar edhe urdhra që t’ju qëndrojnë indiferentë mediave.

Nxënësit nuk qenë të vetmit me të njëjtin reagim.

FRONTAL në T7 ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorin e shkollës, por, i njëjti, nuk ka dashur të flasë para kamerave.

E vetmja përgjigje që kanë për një skandal seksual është ky reagim i tyre.

“Duke u bazuar në vlerat tona të pakontestueshme, ne si shkollë reagojmë fuqishëm dhe distancohemi plotësisht nga të thënat e mysafirit, Emin Behramit, në emisionin Frontal të televizionit T7, të datës 16.10.2018. Akuzat e pretenduara në këtë emision, që edhe më shumë se pas 10 vitesh të kaluara e të trajtuara me kohë nga organet relevante, riaktuaziohen me qëllime të ulëta, të padinjitetshme, janë shpifje e gënjeshtra dhe që nuk shpërfaqin realitetin faktik të shkollës sonë. Në të kaluarën, si edhe tani, nuk kemi asnjë shqetësim të vetëm të ngritur të natyrës së tillë nga asnjë palë; nxënës, prindër, kujdestarë, etj., përveç mysafirit të lartpërmendur”.

Si ky reagim, qenë edhe qëndrimet e atyre që punonin në këtë institucion, e dikur ishin kolegë të Emin Behramit.

E dikush ka diçka tjetër për të thënë lidhur me këtë rast.

Për këto 60 faqe që Behrami i quan prova e ku përmenden emra e janë bërë reagime po hesht edhe Bashkësia Islame.

Ata për FRONTAL, pranuan se dikur kjo cështje kishte ndodhur, por, ishte mbyllur në vitin 2010 e ridiskutimi i saj po bëhet vetëm që të dëmtojë zgjedhjet që do të mbahen në këtë institucion.

COMMENTS