Hidhërim në Lipjan, humbin Arbëria dhe Ulpiana

Hidhërim në Lipjan, humbin Arbëria dhe Ulpiana

KF Ulpiana nënshkruan me një portier të ri

Të dy skuadrat e komunës së Lipjanit, Arbëri dhe Ulpiana, kësaj mesjave u kthyen duarthatë nga udhëtimi njëra në Pejë e tjetra në Onix.

Arbëria është mposhtur nga lideri Besa ndërsa Ulpiana nga Onix. Me gjithë humbjen Arbëria mbetet në pozitën e dytë, tashem katër pikë më pak se Besa, nddërsa tri pikë më shumë nga Malisheva, dhe Istogu. Mlisheava pësoi si vendas nga Dardana ndërsa Istogu barazoi në Ramiz Sadik.

Kjo tollovi e paparashikueshe për vendin e dytë, nuk është se zvogëlon gjasat e Arbëriësë, që në fund të stinorit të festojë në vedin e dytë, mirëpo vetëm se mund të krijojë paqartësi deri në fund.Për të mos i hyrë prognozave, besohet se Arbëria i ka gjasat reale që në fund të sezonit të festojë për Superligën.

Aq parë që dy ndjekësit e saj, Istogu dhe Malisheva do të ballafaqohen me Arbërinë në Lipjan. E në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’, Arbëria ka dëshmuar së është kafshatë që nuk kapërdihet.

Ndërsa në anën tjetër Ulpiana, me humbjen në Onix praktikisht ka shuar ëndërrat për Superligë dhe do t’i mjaftojë lufta për një vend të sigurtë që e mbanë në këtë ligë./Ulpianapress/No photo description available.

COMMENTS