Holanda habit tifozët, grumbullon yllin veteran në kombëtare

Holanda habit tifozët, grumbullon yllin veteran në kombëtare

LIVE: Tërheqja e shortit për grupet e Ligës së Kampionëve

Holanda ka publikuar të mërkurën listën paraprake me 34 futbollistët për miqësoren ndaj Perusë më 6 shtator dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Francës, më 9 shtator.

Mes tyre, në mënyrë të habitshme është edhe Wesley Sneijder, por nuk bëhet fjalë për një rikthim të tij te “Tulipanët”.

“Sneijder do të luajë ndaj Perusë ndeshjen e fundit me përfaqësuesen dhe federata i ka organizuar ceremoninë e lamtumirës”, deklaroi trajneri i Holandës, Ronald Koeman.

Aktualisht, Wesley Snejder luan në Katar me skuadrën Al-Gharafa./tch

COMMENTS