”Hope Lipjan”, organizata rinore ndihmon 300 familje në Laç

”Hope Lipjan”, organizata rinore ndihmon 300 familje në Laç

Sot protestë paqësore në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan

Ndihma e kosovarëve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, nuk po ndalen.

Gjatë ditës së sotshme organizata rinore nga qyteti i Lipjanit ‘Hope’ ka ndihmuar 300 familje në qytetin e Laçit.

Këto ndihma janë dhënë në bashkëpunim me Bashkinë e Laçit dhe kryebashkiaken, Majlinda Cara.Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Ndihmat u siguruan nga të hollat e mbledhura në qytetin e Lipjanit. Ato përfshinin veshmbathje, pako ushqimore e higjenike.Image may contain: 13 people, people smiling, crowd and outdoor

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ju, për vëllazërinë tonë, e u pafshim tjera herë vetëm për gëzime!” ishte njëra ndër pjesët e fjalimit të Rinor Murati, bashkëthemelues i Grupit “HOPE”Image may contain: 13 people, people smiling, people standing

Pjesa e mbetur e parave do të dhurohet për familjen nga Gjilani, ku humbën jetën dy djemtë e saj në këtë tragjedi.Image may contain: 3 people, crowd and outdoorImage may contain: 2 people, people standing and outdoorNo photo description available./Indeksonline/

COMMENTS