Hoti: Nuk u arrit asnjë marrëveshje për seancë, s’i kemi numrat

Hoti: Nuk u arrit asnjë marrëveshje për seancë, s’i kemi numrat

Philip Kosnett: Bashkëpunimi mes zbatuesve të ligjit, kritik për të luftuar terrorizmin në Kosovë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se kushti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për të thirr seancën është metodë për të bllokuar punën dhe fjalën e deputetëve.

Hoti u shpreh se ndonëse kanë kaluar dy orë, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur asnjë konkluzion për thirrje të seancës.

Sipas tij opozita nuk i ka numrat për të thirr seancën, dhe siç deklaron ai “po t’i kenë numrat e rrëzojnë Qeverinë“.

“Asnjë konkluzion nuk u arrit brenda kryesisë ,ky koalicion qeverisës i ka kapur institucionet e shtetit, seanca e kërkuar nga opozita më datë 4 shtator që u thirr mbrëmë tash as nuk ka vullnet që të caktohet më tutje, normalisht si opozitë ne nuk i kemi votat për kuorumin brenda Kuvendit, ne në momentin që e bëjmë si opozitë ne e rrëzojmë Qeverinë është më se evidente edhe kushti i kryetarit të Kuvendit për të thirr seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga opozita është siguroni 61 vota në sallë, kjo është metodë për të bllokuar punën e Kuvendit, për të marr pengë Kuvendin për të mos lejuar deputetët e Kuvendit që të shprehin vullnetin e tyre përmes një rezolute të thjeshtë“, tha Hoti.

Hoti tutje i ka ftuar të gjithë deputetët që të kryejnë detyrën e tyre për mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit të Kosovës.

COMMENTS