Hoxhaj: Nëse BE-ja nuk miraton heqjen e vizave në fund të vitit, nuk kemi asnjë arsye që t’i besojmë më (Video)

Hoxhaj: Nëse BE-ja nuk miraton heqjen e vizave në fund të vitit, nuk kemi asnjë arsye që t’i besojmë më (Video)

Kullat e Jasharajve rrezikojnë shembjen, pa Ligj nuk ka restaurim

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka theksuar se çështja kryesore tash është se si ti bindim disa nga kryeqytet kryesore të BE-së rreth kësaj çështje.

“Tash e tutje varet kredibiliteti i BE-së ndaj Kosovës dmth sa është fer BE-ja ndaj Kosovës. Nëse nuk ka vendim në fund të vitit atëherë unë mendoj se nuk kemi asnjë arsye që ti besojmë BE-së për asnjë gjë”, tha Hoxhaj, duke theksuar se beson që në dhjetor do të ketë vendim pozitiv rreth këtij procesi.
Hoxhaj ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në PDK-së i cili zyrtarisht do të nis sot.

Ai ka theksuar se ende nuk dihet nëse do të ketë kandidatë të tjerë përpos Kadri Veselit për të parin e PDK-së.

“Besoj që mund ta dimë tek në dhjetor se a mund të ketë kandidatë të tjerë për të parin e PDK. Aktualisht do të kemi zgjedhje në nivel të nëndegëve, degëve, strukturat e partisë në nivel nëndegëve dhe degëve e tek pastaj mund të mbahet Konventa Zgjedhore e partisë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar se gjatë verës janë anëtarësuar mbi 20 mijë të rinj dhe të reja në PDK.

Nënkryetari i PDK-së, ka shtuar se PDK duhet të hapet dhe të ndryshohet.

“Qasja jonë është se PDK-ja duhet ta ketë një souftver të ri, PDK duhet të hapet dhe të ndryshohet”, tha Hoxhaj, duke theksuar se nuk ekziston asnjë problem në PDK. /Telegrafi/

COMMENTS