Hyzer Rizani, zgjidhet kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan

Hyzer Rizani, zgjidhet kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan

Selvije Halimi uron Vitin e Ri

Partia Demokratike e Kosovës, sot, përmbylli zgjedhjet e brendshme në Degën e Lipjanit, ku me shumicë të votave të delegatëve, kryetar i Degës me vota të fshehta u zgjodh, Hyzer Rizani.

Në garë për të parin e degës ishin katër kandidat, në raundin e parë më të votuarit ishin, Hyzer Rizani dhe Fitim Selimi, ku diferenca ishte vëtëm 11 vota.

Për të zgjedhur kryetarin u desht raundi i dytë, nga 255 delegatë sa votuan, me 136 vota zgjidhet Hyzer Rizani kryetar i degës së PDK-së së Lipjanit, kurse Fitim Selimi arriti në 119 sosh.

Pas zgjedhjes së kryetarit të degës të PDK-së në Lipjan, delegatët pjesëmarrës
rpitet të zgjodhin edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të degës si dhe 14 delegatë për konventën qendrore të partisë./Ulpianapress

COMMENTS