I ofendon kalimtarët, lojtari i KB Lipjanit kërkon falje

I ofendon kalimtarët, lojtari i KB Lipjanit kërkon falje

Sondazhet e Ulpianapress-it, të sakta si sahati zvicerran (Video/Foto)

Lojtari i KB Lipjanit nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, u ka kërkuar falje qytetarëve lipjanas dhe gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga një video e plasuar në rrjetin e tij social, ku ndëgjohet lojtari duke i ofenduar disa kalimtar.

Pas një takimi që ka pasur me zyrtarët e klubit këtë mëngjes, është vendosur që lojtari të mbetet pjesë e KB Lipjanit, mirëpo për të është verejtja e fundit, përcjell Ulpianapress.

Reagimi i plotë i KB Lipjanit:

Reagim i KB Lipjanit:

Pas videos që është shpërnda në rrejetet sociale ku njëri nga lojtarët e huaj të klubit tonë ka përdorur fjalë të pahijeshme ndaj disa kalimatarëve në videon e tij, klubi ka pas bisedë menjëhere më të dhe i njejti lojtar ka kërku falje ndaj gjithë qytetarëve duke thënë se e ka bërë pa ndonjë arsye dhe qëllim, thjesht ka qenë një gabim i ti për të cilin ka kërku falje!

Për të njejtin veprim klubi ka marrë masa disiplinore ndaj tij dhe i është dhënë vërejtja e fundit me shkrim.

Në emër të klubit i kërkojmë falje gjithë qytetarëve dhe ju premtojmë që këso incidente nuk do ndodhin më!

Me respekt,
KB Lipjani

COMMENTS