I riu me paralizë cerebrale bart tulla me dhëmbë për të ndihmuar familjen

I riu me paralizë cerebrale bart tulla me dhëmbë për të ndihmuar familjen

Rekord historik, xhekpoti i llotarisë amerikane shkon në 900 milionë $

Një i ri me paralizë cerebrale ka dashur ti vijë në ndihmë familjes së tij duke ngritur tulla me dhëmbë çdo ditë.

Shi Junke fiton të ardhura nga 250 mijë ndjekësit e tij në internet me “shfaqjen” që bën.

Babai i 25-vjeçarit vdiq katër vite më parë dhe ai po i përdor fitimet, rreth 180 euro në muaj, për të blerë ushqim për familjen e tij dhe për të paguar shpenzimet e shkollës së motrës së tij të vogël.

Junke jeton në Yiyang, Provincën Henan të Kinës me nënën dhe motrën 12 vjeçare.

Ai ka një tjetër motër më të vogël se ai, 18 vjeçe, që punon në një qytet tjetër.

Junke donte tu tregonte të tjerëve se ishte i aftë për të mbajtur familje pavarësisht nga gjendja e tij.

Gjithashtu tha se donte t’i jepte nënës dhe motrës një jetë më të mirë./oranews

COMMENTS