Ilaç natyral për ta zvogëluar rrezikun e hipertensionit

Ilaç natyral për ta zvogëluar rrezikun e hipertensionit

Keni gjithmonë të ftohtë? Zbuloni sëmundjet që mund ta shkaktojnë

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, shtypja e lartë e gjakut i prek më shumë se 25% të të gjithë banorëve të rritur.Kjo sëmundje, ndryshe e njohur si hipertensioni, e rritë edhe rrezikun e disa komplikimeve vdekjeprurëse, siç janë sulmet e zemrës dhe ato të trurit.

Por, ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes dhe stilit të jetës mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të simptomave të hipertensionit.

P.sh., nutricionistja Dr. Sarah Brewer ka thënë se përdorimi i suplementeve valeriane mund të ketë efekt në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut, transmeton Telegrafi.

“Valeriani është një nga ilaçet më efektive natyrale për shtypje të lartë të gjakut. Rrënjët e valerianit janë përdorur si qetësues qysh prej kohërave mesjetare për ta lehtësuar ankthin, për ta zvogëluar tensionin e muskujve dhe për ta përmirësuar kualitetin e gjumit”, ka shkruar ajo.

Ky ilaç bimor funksionon duke i kundërshtuar efektet e stresit sepse vetitë qetësuese i bllokojnë enzimat e caktuara në tru, që më pas e lejon sasinë e acidit gama-aminobutirik të rritet.

Vlen të ceket se valeriani mund të përdoret edhe për t’i zgjidhur problemet me gjumë, sulmet e panikut, etj.

COMMENTS