Imazhet fantastike nga qyteti romak nën ujë (Foto)

Imazhet fantastike nga qyteti romak nën ujë (Foto)

Mokusatsu dhe fjala si bombë atomike

Një grup arkeologësh dhe zhytësish arritën të zbulojnë imazhe fantastike për qytet të lashtë romak, Neapolis, që ndodhet tërësisht i zhytur nën ujë.

Zbulimi u bë në brigjet e Tunizisë, ku edhe shtrihej ky qytet, ndërsa për të bërë të mundur këtë, punuan për 7 vite me radhë arkeologë tunizianë dhe italianë.

Neapolis besohet se është një qytet që ka ekzistuar deri në shekullin e IV, ndërsa më pas u godit nga një Tsunami, duke u shkatërruar dhe përfunduar nën ujë.

I njëjti Tsunam që shkatërroi këtë qytet, solli edhe dëmtimin e Aleksandrisë në Egjipt, por edhe ishullin grek të Kretës.

Rreth këtij qyteti dihet shumë pak, pasi qytetarët e Neapolis u rreshtuan krah Kartagjenës në Luftën e tretë Punike, qytetërimi i të cilës u shkatërrua dhe u mos nën kontroll nga Romakët./tch

COMMENTS