Imri Ahmeti ka mbajtur ligjeratë para stutentëve të Kolegjit AAB (Foto)

Imri Ahmeti ka mbajtur ligjeratë para stutentëve të Kolegjit AAB (Foto)

Pamje “hijeshie” të Lipjanit (Foto)

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka qenë i ftuar në Kolegjin AAB për të mbajtur një ligjeratë rreth qeverisjes lokale në Kosovë me theks të veçantë për Komunën e Lipjanit.
Në këtë takim me studentët dhe stafin akademik të Kolegjit AAB, Kryetari Ahmeti ka folur për qeverisjen në Komunën e Lipjanit, në organizimin dhe funskionimin e saj. Ai po ashtu ka folur edhe për ligjshmërinë, kompetencat e komunës dhe mënyrën se si ndërtohet buxheti i komunës të cilës ai e drejton.
Duke folur për komunën që ai e udhëheq, Kryetari Ahmeti ka përmendur specifikat të cilat e dallojnë Komunën e Lipjanit në krahasim me Komunat e tjera, si pozitën e mirë gjeografike, mundesitë e mira për zhvillim ekonomik si dhe resurset natyrore dhe ato turistike që i posedon Komuna e Lipjanit siç janë Shpella e Gadimes, Parku Nacional Blinaja etj.
Takimi me studentë i Kryetarit Imri Ahmeti në Kolegjin AAB përfundoi me një diskutim interaktiv, ku studentët u interesuan për çështje të ndryshme me të cilat ballafaqohet qeverisja lokale.

COMMENTS