Imri Ahmeti, kryetari që ka realizuar më së shumti premtime

Imri Ahmeti, kryetari që ka realizuar më së shumti premtime

Më 31 mars mbahet Kuvendi zgjedhor i PDK-së në Lipjan

Imri Ahmeti, Kryetari i Komunës së Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është kryetari që ka realizuar më së shumti premtimet e tij të dhëna gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në vitin 2017.

Kjo është bërë e ditur përmes publikimeve të fundit të institutit GAP, ku në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave”, kanë publikuar të dhëna për gjashtë mujorin e dytë të punës për vitin 2019.

Nga 72 premtime, Imri Ahmeti ka realizuar 28 prej tyre, 17 premtime gjysmë të përmbushura dhe 11 të sapo filluara, ndërsa 16 ende nuk kanë filluar, ka bërë të ditur instituti GAP.

Kanë përfunduar punimet në renovimin e shkollës fillore në fshatin Smallushë si dhe është bërë instalimi i ngrohjes qendrore. Licencimi dhe funksionalizimi i zonës ekonomike, në pjesën veriore të qytetit përkatësisht në zonën e Banullës për agrobiznese, brenda mandatit katër vjeçar. Gjatë periudhës janar 2018 deri në dhjetor 2019 lumenjët janë pastruar në këto fshatra: Qallapek, Akllap, Gllogovc, Smallushë, Shalë, Lluga, Gadime e Ulët, Qylagë, Banullë, Rubovc, Krojmir, Hallaq i Vogël, si dhe brenda qytetit të Lipjan. Komuna ka një kontratë për 36 muaj me një operator privat për pastrimin e lumenjeve. Gjatë periudhes 2018 – 2019 janë ndërtuar edhe disa ura në vendbanimet e komunës së Lipjanit. Ndërtimi i urës në fshatin Krojmir, Leletiq, Akllap, Sllovi dhe ndërtimi i urës mbi lumin Sitnica. Ndërtimi i rrugës përgjatë brezit të hekurudhës ndërmjet magjistrales Prishtinë – Prizren deri të rruga e Gllogocit. Ndërtimi i fushave sportive në fshatrat Hallaq i Vogël, Rufc i Ri, Bujan, Bregu i Zi, Varigovc, Leletiq, Vrellë, Resinovc, Mirenë, Shalë dhe lagjen e Pojatave në Krojmir, Gadime dhe Babush dhe Zllakuqan, si dhe ndërtimi i fushave të vogla sportive në fshatrat Grackë të Vogël, Jeta e Re, Bujari dhe Qallapek. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Leletiq. Renovimi i objektit të QKMF-së. Kanë përfunduar punimet në ndrtimin e dy tregjeve dhe është bërë dislokimi i tregjeve. Ndërtimi i objekteve të banimit për kategoritë e luftës së UÇK-së dhe për kategoritë sociale ; janë vetëm disa nga premtimet e përmbushura nga Imri Ahmeti.

COMMENTS