Imri Ahmeti: LDK-ja i ka humbur zgjedhjet

Imri Ahmeti: LDK-ja i ka humbur zgjedhjet

ARRESTOHET PERSONI QË NDIHMOI TË BURGOSUR TË IKNIN NGA BURGU I LIPJANIT

Kryetari i Lipjanit dhe njëri nga njerëzit më me ndikim brenda LDK-së, Imri Ahmeti, është i ftuari i sontëm i emisionit “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Padyshim se vëmendja kryesore e bisedës është përqendruar te koalicioni dhe momentumi i ri i krijuar në bisedimet VV-LDK.Sot, të dyja palët janë takuar sërish, por pa arritur që ta vëjnë të zezën mbi të bardhën.

Sipas burimeve të Gazeta Blic brenda takimit, LDK-ja ia ka ofruar VV-së mundësinë që me rastin e inaugurimit të presidentit nga radhët e LDK-së, VV ta merr përsipër një ministri më shumë.

Ndërkaq, Ahmeti, potencoi faktin se LDK-ja i ka humbur zgjedhjet, por ai e quan relative këtë fitore të VV-së:

“I kemi humbur zgjedhjet, sado relative që është. Me vota qytetarët kanë vendosur që opozita e kaluar të udhëheq me qeverinë e re, megjithatë bisedimet janë ndalur për shkak se nuk ka pasur pajtueshmëri, megjithëse jam i bindur që në fund do të nënshkruhet”, tha ndër të tjera ai.

COMMENTS