Imri Ahmeti: Në Lipjan LDK e ka stabilizuar votën, duhet të mendojmë për komunat ku jemi të tretët

Imri Ahmeti: Në Lipjan LDK e ka stabilizuar votën, duhet të mendojmë për komunat ku jemi të tretët

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një personi në kazino në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Ahmeti ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për rritjen e LDK’së në këtë komunë. Ahmeti i ka fituar zgjedhjet si kryetar i Lipjanit në vitin 2013 pasi ishte kandidat nga LDK’ja.

“Në Lipjan e kemi stabilizuar votën e LDK’së”, thotë Ahmeti për komunën e tij. Aty LDK doli e para në zgjedhjet nacionale.

“Dikur në këtë komunë kemi fituar ne pastaj PDK’ja. Tani e kemi stabilizuar votën prej vitit 2013 kur kam ardhur unë në krye të degës”, shton ai.

Gjithsesi ai thotë se ky subjekt duhet të mendojë për komunat tjera ku ka pasur ulje të jashtëzakonshme dhe ka humbur shumë vota.

“Duhet të mendojmë për komunat ku jemi të tretët”, thotë Ahmeti.

LDK doli e dyta në zgjedhjet nacionale pas Vetëvendosjes që ishte e para./Gazeta Express/

COMMENTS