Ironike, dy skuadra prishtinase luajnë në Ferizaj

Ironike, dy skuadra prishtinase luajnë në Ferizaj

Edhe yjet ngatërrohen me këmbët e tyre – VIDEO

Në kryeqytet nuk ka mundur të sigurohet një fushë që i plotëson kriteret për t’ zhvilluar ndeshjen për Digitalb Kupën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Kosovës së Prishtinës.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, Prishtina, si mikpritëse, është dashur të gjejë një zgjidhje, të cilën kësaj radhe e siguroi në Ferizaj, ndërsa ndeshjet kampionate do t’i zhvillojë në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Punimet në stadiumin e Prishtinës nuk kanë përfunduar ende dhe derisa kjo të ndodhë, skuadra më e suksesshme në futbollin kosovar do të vazhdojë të prballet me këtë problem.

Nesër, bardhekaltrit llogariten favoritë ndaj rivalit lokal, të cilin në asnjë mënyrë nuk do ta nënçmojnë. Trajneri, Mirel Josa nuk do t’i ketë në dispozicion Diar Miftarajn e Lorik Boshnjakun, ndërsa futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj (afër palestrës së sportit, rrugës Ferizaj-Shtime) dhe fillon në orën 12:30.

COMMENTS