Ish-gjykatësi i Tribunalit të Hagës paralajmëron lirimin e kriminelëve serbë

Ish-gjykatësi i Tribunalit të Hagës paralajmëron lirimin e kriminelëve serbë

Dorëzohen kravatat për kryeministrin e Kosovës

Christoph Flugge, ish-gjykatës i Tribunalit të Hagës dhe Mekanizmit Ndërkombëtar për drejtësi, e ka akuzuar gjykatësin Jean Claude Antonetti se për të akuzuarit Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq po e përgatit aktgjykimin lirues ose së paku aktgjykime me dënime dukshëm më të ulëta, në raport me ato të cilat janë shqiptuar në gjykatën e shkallës së parë.

Gazeta kroate “Slobodna Dalmacija” shkruan se Flugge para disa kohe e ka braktisur në mënyrë demonstrative detyrën e gjykatësit, duke pretenduar se këtë nuk ka bërë për shkaqe private.

Siç pretendohet, Flugge është i neveritur me faktin se përveç vendimit të paradokohshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të KB, i cili nuk ia zgjati mandatin gjykatësit turk me eksperiencë të madhe vetëm se qeveria e Erdoganit po e konsideron simpatizues të Gulenit, si dhe për shkak të mundësisë që Karaxhiq dhe Mladiq, në shkallën e dytë të lirohen.

Gjykatësi gjerman e sheh këtë në vendimin absurd të gjykatësit francez Antonetti, i cili e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Mladiqit dhe Karaxhiqit që nga procedura ankimore t’i përjashtojë gjykatësit Theodore Meron, Carmel Agius dhe Daqun Liu.

Si jo pak më me rëndësi përmend se Antonetti , për të cilin thonë se është gjykatës kontrovers, ka nënshkruar aktgjykimin lirues për liderin e radikalëve serb Vojislav Sheshel. /Insajderi

COMMENTS