Ismet Hazir Asllani (18.8.1955-24.3.1999)

Ismet Hazir Asllani (18.8.1955-24.3.1999)

Mogherini tregon për çka u dakorduan Thaçi e Vuçiq

Dëshmori Ismet Hazir Asllani ka lindur në fshatin Prapashticë të rahinës malore të Gallapit. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtë njohur me emrin Ismet AsIlani – Prapashtica. Që të njihet më mirë figura e këtij dëshmori – hero, do të ishte e arsyeshme të dimë se nga vjen ky njeri i vërtetë. Të parët e tij janë banorë autoktonë, brez pas brezi, të fshatit Prapashticë, i cili, deri vonë, ka pasur 160 shtëpi.

Banorët e këtij fshati janë dalluar për ndjenja të larta patriotike, ndaj përherë janë vrarë e prerë me shkaun. Të parët e Ismetit kanë pasur të vrarë në kryengri4eteviteve 1910-1912 katër martirë. Në vitin 1916 – tetë të tillë, pasi familja e tyre kishte qenë bazë e çetës komite me komandant Tahir Ukën. Në vitin 1921, dimë se ushtria serbe, e përqendruar në mëhallën e Govorëve, bëri masakrën më çnjerëzore në Kosovë, ku masakroi mbi një mijë burra, gra dhe fëmijë, të cilët i vranë të lidhur dhe i lanë pa varrosur në dëborën e jashtëzakonshme të atij dimri. lshin kryesisht fëmijët që i varrosën prindërit, vëllezërit e motrat e tyre. Për akivole u përdorën patavrat e shtëpive të.fshatit.

Tragjedi e paparë në histori deri atëherë. Për ta pasur sa më shumë nën kontroll këtë fshat “rebel”, serbët menjëherë, pas kësaj masakre, sollën 60 familje kolonësh serbë, duke u dhënë tokat e fshatarëve. Mirëpo në vitin 1952, kur u vra nga shqiptarët kryeplaku serb, të gjitha ato familje, që tashmë kishin arritur në 100, gjatë natës ikën nga kishin ardhur. Kjo tokë nuk i duron dot çibanët. Nga fisi i Ismetit mbetën të gjallë nga ajo masakër vetëm tre persona, Shahin Asllani, 6 vjeç, Hasan Asllani, 12 vjeç dhe gjyshi i Ismetit, Asllan Asliani, 17 vjeç. Këta të tre, duke u marrë me bujqësi dhe blegtori, sikundër prindërit e tyre, mundën të mbijetojnë dhe ta shumojnë fisin përsëri.

Kur erdhi Lufta e Dytë Botërore, familja e tyre u rreshtua në forcat nacionaliste. Axha i Ismetit, Adem Asllani, ishte luftëtar i brigadës që komandohej nga Shaban Polluzha, ndërsa axha tjetër, Ramë Asllani, ishte luftëtar me forcat që komandoheshin nga Mulla ldrizi, të cilat Iuftuan në kufi për moslejimin e depërtimit të forcave sllavo-komuniste në Kosovë. Shtabi i atyre forcave nacionaliste, me komandant Hasan Hoxhën dhe Hasan Sefën, që mbronin vijën: fshati Dobrishefc-Hajkobillë-Zajçefc, ishte vendosur në familjen e Asllan Asllanit. Të gjitha ato forca fumizoheshin nga fshati Prapashticë.

Babai i lsmetit, Haziri, atëherë fëmijë, në moshë 12-vjeçare, ishte një nga furnizuesit e tyre. Në vitin 1958, Haziri zhvendoset familjarisht në fshatin Hallaç i Vogël të Lypjanit, ku punon si punëtor ngarkim shkarkimi, në stacionin e trenit dhe më vonë mëson zanatin e muratorit për të mbajtur familjen e madhe, duke u bërë një ndër mjeshtrat më të njohur të Kosovës, duke ua mësuar zanatin edhe lsmetit dhe vëllezërve të tjerë. Ismeti, pasi kreu shkollën fillore në fshat, vazhdoi të mesmen, Shkollën Bujqësore, në Lypjan dhe në vitin 1973 regjistrohet në Fakultetetin e Bujqësisë në Prishtinë, por e ndërpret pas dy vjetësh, për arsye ekonomike dhe hap një shitore mishi në qytetin e Dardanës (Kamenicë).

Në vitin 1978 e lë atë punë dhe punon traktorist, pasi kishte më shumë të ardhura. Këtu i kthehet profesionit të të parëve të tij. I lind ideja të blejë një autokombajnë dhe, kur siguroi të ardhurat e nevojshme, investoi, duke ngritur mullirin e parë të drithit në Hallaç, në vitin 1981. Prej këtij viti e gjithë familja zënë punë në mulli, të cilin në vitin 1984 e rikonstruktojnë, duke e bërë më modern, me kapacitet prej 30 mijë kg në 24 orë. Në vitin 1986 investon duke ngritur mullirin tjetër në Kijevë, ndërsa në vitin 1992 ndërton mullirin tjetër në fshatin Kopërnicë të Dardanës dhe, paralel, investon në blerjen e tokës, një arë prej 25 ha. Të gjithë këtë aktivitet dhe pasuri e drejton vetë Ismeti, duke u shndërruar në një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Kosovë. Ismeti, paralel me drejtimin e ekonomisë së tij të zgjeruar, nuk shkëputet nga ngjarjet politike në Kosovë. Merr pjesë aktivisht në demonstratat e vitit 1981 dhe në të gjitha protestat e mëvonshme. Financon studentë nga familje të varfëra, për të ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës, si dhe shumë familje që vuanin ekonomikisht. Për këtë aktivitet të ngjeshur politik bie në sy të agjentëve dhe fillon përcjellja e tij nga shërbimet sekrete dhe policia.

Ndalet shpeshherë nga policia dhe gjobitet, gjoja për kundërvajtje. Dhe një ditë, gjatë fillimit të viteve ’90, kur i gjetën simbolet e kombit të tij në makinë, e burgosen, por duke qenë se korrupsioni i pushtetit serb ishte i pakrahasueshëm, pagoi dhe doli nga burgu pas 30 ditësh. Ismeti, megjithatë, nuk e ndërpret aktivitetin patriotik. Nga mesi i viteve nëntëdhjetë fillon edhe financimin e grupeve ilegale për blerje armësh. Në vitin 1997, nëpërmjet Rrahman Dinit (sot dëshmor i Atdheut), dhe shokëve të tij, që më vonë bëhen drejtuesit e Brigadës 153 të UÇK-së, ai vendos kontaktet e para me UÇK-në. Sa më shumë rritej aktiviteti i UÇK-së, aq më e madhe bëhej ndihma e Ismetit dhe e familjes së tij për Luftën Çlirimtare, por duke përdorur si ndërmjetës kushëririn e tij të parë, Ramiz Asllanin, më vonë luftëtar i Brigadës 153.

Pas Luftës së Prekazit, kur rritja e UÇK-së në numër u bë në formën e një bumi, Ismet Asllani, tërë pasurinë e tij e orientoi në drejtim të Luftës sonë Çlirimtare. Nga mulliri në Kijevë, bëhej furnizimi i luftë-tarëve që luftonin në Drenicë e Dukagjin. Armiku, përmes agjentëve të vet, i ra në gjurmë dhe, në fund të muajit mars 1998, dërgon policinë dhe ia djeg mullirin. Megjithatë, IsmetAsIlani, fumizimin e atyre zonave nuk e ndërpret. Ai dyfishon kapacitetin prodhues të mullirit në Hallaç të Vogël, nga i cili çdo ditë dërgoheshin në Anadrin dhe Dukagjin gati dhjetë tonë miell për luftëtarët, derisa mulliri u dogj nga armiku, përsëri në muajin mars, por të vitit 1999. Me mullirin në Dardanë bëhej furnizimi i zonës së Llapit dhe, me formimin e Brigadës 153 gjithë vëmendja e Ismetit u përqendrua në furnizimin e saj, duke u caktuar edhe shef i logjistikës së asaj brigade, detyrë që e kryente në ilegalitet, pasi nuk dëshironte ta ndërpriste aktivitetin ekonomik, që të kishte më shumë mundësi financiare për luftën.

Ai ishte bir i Gallapit dhe e ndiente jo vetëm detyrë ta furnizonte Brigadën e UÇK-së, që vepronte në atë malësi, por njëkohësisht edhe krenari. Historia përsëritet, por në një shkallë më të lartë. Babai i tij kishte qenë fumizues i nacionalistëve, në luftën kundër shkaut, në vitet ’40, ndërsa i biri i tij, Ismet Hazir Asllani bëhet furnizuesi i tërë forcave nacionaliste shqiptare që luftojnë kundër shkaut okupator, por me një ndryshim, i biri furnizon tërë Kosovën, e në mënyrë të veçantë, Brigadën, që luftonte atje ku i kishte rënë koka, në Gallap, në krye të së cilës qëndronte një burrë i ardhur vullnetar nga Farka e Tiranës, oficeri Adem Qerim Shehu. Ndërkohë, kundër Ismetit filluan edhe kërcënimet telefonike, herë serbisht e herë shqip, që të mos e furnizonte UÇK-në, por nuk kishte forcë që ta ndalte më Ismet Asllanin. Madje, derisa Ismeti ndjek problemet e furnizimit me ushqime dhe materiale financiare të njësive të UÇK-së, i biri i tij, Albani, rrëmben armët dhe radhitet ushtar në frontin e luftës, sa edhe plagoset në Betejën e Jezercit. “Cila ishtë ajo forcë që e shtyu Ismet Asllanin dhe tërë familjen e tij që të sakrifikonin jo vetëm pasurinë, por edhe jetën e tyre në interes të Luftës sonë Çlirimtare? – thuhet në një shkrim të pasluftës. Përgjigjja, thotë autori, është shumë e qartë: atdhedashuria dhe karakteri i shqiptarit!” 24 mars 1999. Nuk ishin mbushur ende 24 orë nga angazhimi i aviacionit të NATO-s, në luftë kundër makinerisë ushtarake serbe. Mesditë. lsmeti kthehej nga Prishtina për në Hallaç.

Arrin te kryqëzimi i rrugës, ku ajo kthen për në Lypjan. Policia dhe ushtria kishin kapur kryqëzimin dhe nuk lejonin asnjë makinë, që dilte nga Prishtina ose që shkonte për në Prishtinë nga Ferizaj, që të ktheheshin për Lypjan. Njëkohësisht në dalje të Lypjanit për në Prishtinë ishte vendosur një postbllok tjetër, ku nuk lejohej asnjë makinë të shkonte për në Prishtinë. PostbIloget ishin përforcuar me autoblinda. Ismeti afrohet në kryqëzim. Policia i jep drejtim kalimi të detyruar për në Lypjan, vetëm makinës që ngiste ai. Gjithçka është e qartë tashmë për Ismet Asllanin, “Luanin”. Bindjen e tij e përforcon edhe fakti, se pas tij filluan lëvizjen një pjesë e forcave ushtarako-policore, që ishin në kryqëzim. Ora 13.45. Makinat ushtarake, që e ndiqnin nga prapa filluan të hapin zjarr në drejtim të lsmetit. Ai rrit shpejtësinë e makinës. Në këto momente, nga drejtimi i Lypjanit vijnë dy autoblinda, duke ecur paralel, që tii hiqnin mundësinë për të manovruar me makinë, duke ia bllokuar rrugën. Në momentin kur ai hyn në rrezen e zjarrit të armëve të autoblindave, ndalojnë lëvizjen mjetet luftarake, që i vinin nga prapa, por jo zjarrin në shpinë të Ismetit. Zjarr përballë e zjarr nga prapa. Ishte rrethuar. Zjarri ishte i dendur dhe i pandërprerë. Zjarri armik ndalon kur vetura kishte marrë flakë, pasi kishte dalë nga rruga. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu vra një kuadër trim dhe i vendosur. Luftëtarët e Brigadës 153  dhe tërë Zonën Operative të Llapit, lajmi i vrasjes së heroit, Ismet AsIlani, i tronditi, por, njëkohësisht, u shtoi urrejtjen për të luftuar më me tërbim kundër armikut pushtues. Por edhe armiku nuk e kishte të vogël urrejtjen. Edhe pasurinë e fundit që i pat mbetur familjes Asllani, të cilën e menaxhonte në vend të Ismetit, i vëllai i tij, Milaimi, ushtria serbe e dogji me zjarr masiv artilerie, më 11 maj 1999, kur ai ishte në aktivitet për UÇK-në. Megjithatë, ajo familje nuk e ndërpreu detyrën e shefit të logjistikës të Brigadës 153, por tashti një familje e tërë. Trupi i dëshmorit merret fshehtas nga morgu i spitalit të Prishtinës dhe varroset te oborri i axhës së tij, Ademit, në Prishtinë. Më 1 korrik 1999 rivarroset me nderime te Qafa e Xheheme, në Prapashticë, atje ku qenë varrosur të parët e tij, të vrarë nga serbët në vitin 1921, pasi ai kishte qenë edhe amaneti i tij. Në krahinën e tij është ngritur një lapidar madhështor për të përjetësuar jo vetëm veprën dhe luftën e Ismet Asilanit, por të tërë luftëtarëve të Prapashticës e të Gallapit. Në vendin e rënies së heroit është ngritur një përmendore modeste, e cila i kujton çdo udhëtari, që hyn e del nga Prishtina, se për këtë liri që gëzojmë sot u derdh gjaku i bijve më të mirë të popullit shqiptar, që jeton në Kosovë. (D. G.)

COMMENTS