Ja çfarë page i ofroi Grezdës Dinamo e Zagrebit

Ja çfarë page i ofroi Grezdës Dinamo e Zagrebit

Përmbledhje e punës katër vjeçare të KV “Ulpiana”

Eros Grezda ka shënuar gol për Osiekun në fillim të stinorit në kampionatin kroat, madje pikërisht kundër Dinamos së Zagrebit, që e kërkonte gjatë afatit kalimtar.

“Edhe pse nuk morëm pikë, unë shënova gol dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për cilindo futbollist. Është gol që më jep akoma më shumë motivim për vijimësinë e sezonit, duke qenë se e nisa me gol”, shprehet mesfushori kuqezi për “Panorama Sport”, pas ndeshjes të cilën Osijeku e humbi me shifrat 2:4.

Për Grezdën ky ishte goli i katërt në futbollin kroat. “Kur luan ndaj Dinamos, krijohen më shumë hapësira në fushë dhe mua më leverdis diçka e tillë, pasi mund të shfrytëzoj shpejtësinë dhe goditjen drejt portës”, ka vijuar futbollisti i Osijekut.

Pak ditë më parë, Grezda u përfshi në bisedime mes Osijekut dhe Dinamos së Zagrebit, ku kjo e fundit bëri gjithçka duhej për ta marrë. 22-vjeçari tregon për arsyet e dështimit të këtij transferimi.

“Interesimi i Dinamos ishte konkret. Mirëpo, klubet nuk gjetën një akord që unë të ndryshoja skuadër”, ka deklaruar Grezda, duke shtuar: “Unë arrita akord financiar për pagën me Dinamon, do të përfitoja rreth 500.000 euro në vit. Për kartonin tim ka një klauzolë prej 2.5 milionë eurosh dhe ata ishin të gatshëm ta paguanin. Mirëpo, Osijeku insistoi që të mos më lejonte të largohesha dhe duke qenë se mes presidentëve të dy klubeve ka një marrëdhënie shumë të mirë, transferimi nuk u bë”.

COMMENTS