Ja çka bëri Albin Kurti pas përfundimit të mbledhjes së Vetëvendosjes

Ja çka bëri Albin Kurti pas përfundimit të mbledhjes së Vetëvendosjes

STUHIA GODET BRITANINË

as tri orë takimi ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes. Deputeti Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë sqarim para gazetarëve rreth diskutimeve në kryesi, ku nuk morën pjesë të dorëhequrit nga kjo parti.

I vetmi që ka folur ka qenë Ismajl Kurteshi i cili nuk ka dhënë detaje të shumta për ato çka është biseduar në këtë takim.

“Kryesia ka marrë këto vendime, përkrahim letrën e 82 aktivistëve të VV-se dhe kemi mirëpritur kthimin e Albulena Haxhiut në kryesi” ka thënë Kurteshi.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera. Nga selia është larguar deputeti Albin Kurti ndërsa është rikthyer Glauk Konjufca i cili ka thënë se është aty për të pritur një delegacion të ndërkombëtarëve.

Kujtojmë që Kurti është i vetmi kandidat për kryetar të partisë deri më tani, kurse afati për kandidim përfundon sonte në orën 00:00, shkruan Gazeta Metro.

Largimet nga Vetëvendosje ditët e fundit janë shtuar në numër.

COMMENTS