Ja pse, ta votoni CDU- në!

Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) reagiert am 22.09.2013 in der Parteizentrale in Berlin auf die Ergebnisse der Bundestagswahl. Foto: Michael Kappeler/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Përse bashkësia shqiptare në Gjermani duhet të voton për CDU.

CDU është partia politike që ka ndihmuar popullin gjerman dhe ekonominë gjermane të kalon krizën globale. Fitorja e zonjës Merkel është fitore e Evropës kundër krizës është fitore e zgjerimit te BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe shumë më tepër.

Sulmet e Erdogan-it kundër CDU dhe Merkel janë sulme kundër demokracisë dhe lirisë së votimit të qytetarëve gjermanë me origjinë turke, kjo është perzirje arrogante e presidentit turk në fushatën zgjedhore gjermane.

Komuniteti ynë është i lidhur ngushtë me CDU që nga koha e Helmut Kohlit, që ishte një ndër figurat më të fuqishme kundër komunizmit.
Komunizmi i cili kishte izoluar kombin tonë dhe po tjetërsonte kulturën shqiptare.

Kjo parti ka një përgjegjësi historike për t’i sjellë shqiptaret më pranë BE-së, pasi ka dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e shtetit tonë dhe si e tillë është e vetmja parti e Bundestagut që vazhdon ta përkrah Kosovën drejtë aspiratave shtetërore.

Më 24 shtator, janë zgjedhjet në Gjermani, kështu që, ju shfrytezoni ketë të drejtë, ndihuni të lirë të shkoni në vëndvotim dhe të mbështetni integrimin tuaj dhe të votoni, partia që ka një deputet shqiptare në nivel qytetit të Kölnit z. Nue Oroshi.

CDU ka shumë kandidatë të mirë, që kanë njohuri të shumta për problemet tona jo të pakta.
Pra, votoni për këta deputetë si Thorsten Frei nga zona zgjedhore Schwarzwald Baar apo per Thomas Dörflinger po ashtu nje peronalitet i vlersuar lartë për punën Peter Weiß në zonën e Freiburg -ut etj..

Në përgjithesi, CDU si një parti që kujdeset për mirëqenjën tuaj në Gjermani dhe për forcimin e paqës e të zhvillimit ekonomik dhe politik në vendin tonë.

Të ngjashme

By