Jahir Krasniqi, model i një dashamiri të futbollit

Jahir Krasniqi, model i një dashamiri të futbollit

Rritet çmimi i bukës në Lipjan

Pa kaluar pak ditë, pasi ua kishte plotësuar kushtet me të gjitha paisjet e mundshme të gjitha grupmoshave të KF Arbëria e Dobrajës së Madhe, shkollës së këtij klubi i erdhi edhe nje e mirë e paprritur. Fëmijët lojtarë, që janë pjesë e kësaj shkolle janë liruar nga pagesa mujore. Kjo falë ekskluzivisht humanistit të madh, dhe donatorit Jahir Krasniqi.Image may contain: 3 people

Është e pashembullt zemërgjerësia e këtij njeriu për të kontribuar, jo vetëm të varfërit, por edhe klubin e shpirtit të tij Arbërinë. Dhe kulmi i madhështisë së kësaj është se, Krasniqi nuk ka asnjë post në këtë klub, njofton Ulpianapress.Image may contain: 11 people, people standing

Thjeshtë, është një dashamirës i tij, e që përbënë rast unikat, ndoshta jo vetëm në Kosovë. Kjo gjithashtu përbënë një model, se si duhet krijuar kushtet, sikurse një peme, që duhet bërë hyzmetin qysh në kohën kur është filiz, për t’u bërë pastaj një lis, që do t’i rezistonte çdo stuhie. Rrugën e tij jetësore, Krasniqi po e praktikon edhe në sport.Image may contain: 13 people, people smiling, people sitting

Në një njoftim të lëshuar nga faqja zyrtare e klubit, u bëhet thirrje, të gjithë talentëve të rinj të Komunës së Lipjanit, që të lajmërohen dhe se të gjithë ata do të jenë të mirëseardhur./Ulpianapress/

COMMENTS