Jashanica rezulton pozitiv në doping, rrezikon 2 vite pezullim

Jashanica rezulton pozitiv në doping, rrezikon 2 vite pezullim

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Girona

Tjetër telash për Skënderbeun. Bajram Jashanica, ka rezultuar pozitiv në një test antidopingu të kryer gjatë ndeshjes së Europa League me Young Boys shtatorin e kaluar, e përfunduar në barazim 1-1 dhe tani rrezikon një dënim afatgjatë.

Wada, agjensia Botërore e anti-dopingut ka njoftuar ndërkohë në rrugë zyrtare si Skënderbeun ashtu dhe Federatën Shqiptare të Futbollit se në testet e kryera mbrojtësi ka rezultuar pozitiv ndaj substancës së njohur si “Prednisolut”.

Bëhet fjalë për një steroid i cili jepet vetëm me recetën e mjekut dhe zakonuisht përdoret për shërimin e inflamacioneve apo enjtjet pas goditjeve në pjesë të marrjeve të trupit, por që bën pjesë në listën e substancave të ndalauara nga Wada. Një problem i madh ky për mrbojtësin 27-vjeçar, që para pak ditësh ju nënshtrua një ndërhyrejeje kirurgjikale që pritet ta mbajë për rreth dy muaj jashtë fushe.

Tanimë me një dënim nga Wada në horizont Jashancia rrezikon të mungojë deri në fundin e vitit 2019, pasi në raste të tilla aplikohen skualifikime deri në dy vjet, edhe pse për rastin në fjalë, mbrojtësi që ka luajtur 145 ndeshje me fanellën e Skënderbeut mund të shpresojë në një ulje të dënimit nisur nga fakti se si vetë futbollisti ashtu dhe Skënderbeu nuk kanë precedentë të mëparshëm në lidhje me dopingun.

Për Jashanicën gjithsesi ky është një problem serioz pasi mbrojtësi ishte një ndër futbollistët më të kuotuar të skuadrës korçare për të bërë hopin e karrierës me transferimin në një kampionat të huaj, natyrisht në këmbim edhe të një shumë financiare të kënaqshme për Skënderbeun.

COMMENTS