Ju kujtohet trajneri Fadil Ademi? “Rikthehet” përseri në KF Ulpiana

Ju kujtohet trajneri Fadil Ademi? “Rikthehet” përseri në KF Ulpiana

Në fundjavë udhëtoni pa problem drejt Durrësit, ndërpriten punimet në autostradë

Para shumë vitesh ishte një nga trajnerët më të mirë, duke drejtuar skuadrën të njohur kosovare KF Hysi, Drita por edhe klubin nga Lipjani, KF Ulpiana. Thuajse ishte harruar kohët e fundit, por Fadil Ademi është gati të rikthehet të drejtojë skuadrën e qytetit prej nga vjen.

Sipas burimeve të Ulpianapress-it, ish-trajneri i Hysit, Ulpianës dhe Dritës është shumë pranë emërimit në krye të klubit lipjanas KF Ulpiana.

Ademi pritet të zërë te kjo skuadër vendin e një tjetër trajnerit të njohur, Sami Sermaxhaj. Së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi i trajnerit lipjanas në krye të klubit./Ulpianapress/

COMMENTS