Kandidati për Kryetar të Lipjanit, Ismet Hajrullahu vizitoi fshatin Brus

Ismet-Hajrullahu-1

Kandidati për Kryetar të Lipjanit, Ismet Harullahu, shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Degës së PDK-së, Lulzim Rrustemi dhe nënkryetari i degës Florent Hoxha mbrëmë realizuan një takim në fshatin Brus, ku bashkëbiseduan me banorët e këtij fshati për problemet, shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

z.Hajrullahu, shprehu kënaqësinë e tij që pati rast të takohet me qytetarët e Brusit dhe konsideroi se kjo është një praktikë e mire e komunikimit dhe premtoi se do të jetë gjithnjë dhe në çdo kohë pranë shqetësimeve të tyre, por edhe do të angazhohet maksimalisht në realizimin e kërkesave të tyre.

“Brusi është një zonë e mirë me begati natyrore që na mundëson që përmes subvencionimit të bëjmë zhvillimin e blegtorisë me bagëti të imta dhe të trasha dhe hapjen e një pike grumbulluese të qumështit. Gjithashtu, përmes investimeve në ekonominë e lehtë ushqimore dhe të bizneseve të vogla do të ofrojmë perspektivë për banorët e fshatit tuaj” ka thënë Hajrullahu.

Të ngjashme

By