Kapadaiu!…

Kapadaiu!…

Tasholli: Turp për Komunën e Lipjanit, rrugët krejt akull!

Kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, fillimisht duhet me ia shtjellu fjalën kapadai. Me këtë epitet e quajtën këtë fundjavë Ahmetin një varg zyrtarësh, kuvendarësh e komentuesisht lidhur me ndërhyrjen e tij prej kapadaiu në QKMF.

E fjala kapadai ka këtë përmbajtje:
“Njeri që e heq veten si trim (e që nuk është), që mburret e që kapardiset; njeri që shet mend, njeri mendjemadh. Kapadai i madh. Qëndrim (sjellje, veprime) prej kapadaiu. Ton prej kapadaiu. Mbahet (hiqet) si kapadai”.
Mbase ky është definicioni rreth kapadaiut.
Dhe, kapadaillëk me mantelbardhët sot për sot shfaqin vetëm ata që u lëkundet karriga, vetëm ata që kanë prezente frikën e humbjes së pushtetit.

E ndërkohë një fjalë tjetër popullore e thotë:
“Ata qe mbushin xhepat me para e pushtet u varfërohet zemra”.
Saktë.
Nuk ka varfëri më të madhe zemre se sa momenti kur turresh ndaj atyre mjekëve që ushtrojnë profesionin fisnikërisht, kur turresh ndaj atyre njerëzve që kryejnë rolin e vozitësit të autoambulancës po ashtu fisnikërisht, kur turresh ndaj infermierëve e infermiereve që kryejnë punë fisnike.
QKMF në Lipjan dhe gjithë personeli mjekësor aty janë shembull i një pune të palodhshme dhe fisnike.

Po kështu për ata që nuk e dinë del se një privilegj i kërkuar nga një i afërm i kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti, i cili për t’a marrë terapinë nëpërmjet infuzionit, kishte kërkuar që shërbimi t’i kryhej në dhomën e mjekëve, e jo në sallën aty ku trajtohen pacientët, u be sebep i një hallakame qe u krijua në ambientet e shërbimit emërgjent të QKMF-së.

Mandati im i kuvendarit do të jetë mandat i të gjithë qytetarëve të Lipjanit.Ju bëjë thirrje nëpërjmet këtij opinioni që mos u hamendësoni të më drejtohemi për hallet e juaja, sepse jam i zgjedhuri juaj dhe do të jem zëri juaj, dhe bashkarisht do ti jepim fund sjelljeve brutale të kapadaive kundër mjëkëve sot, e ku i dihet nësër në ndonjë dikaster tjetër mund të ketë sjellje edhe ma te vrazhda.

Shkruan: Argjend Tasholli

COMMENTS