Katër fshatra në Komunën e Lipjanit kërkojnë transportin falas për nxënësit udhëtarë

Katër fshatra në Komunën e Lipjanit kërkojnë transportin falas për nxënësit udhëtarë

Motra padit vëllain, kërkon hisenë e saj në pronën që ua la babai

Derisa Komuna e Lipjanit e siguron transportin publik për nxënës në dhjetëra fshatra, një fat të tillë nuk e kanë edhe banorët e fshatrave: Shalë, Ribar, Ribar dhe Rufc të Lipjanit, të cilët po vazhdojnë të udhëtojnë në këmbë me nga 3-4 kilometra deri në shkollë. Sipas banorëve të këtyre lokaliteteve, gjatë sezonit dimëror po rrezikohen nxënësit nga i ftohti, nga automjetet derisa mungon trotuari, madje edhe qenët endacakë, Një transport i tillë më së shumti është i nevojshëm për nxënësit e fshatit Shalë derisa nxënësit udhëtojnë në këmbë prej më shumë se katër kilometrash deri në SHF “Ibrahim Banushi”


Arian Hasani, sekretar në subjektin më të madh opozitar PDK në Lipjan, ka thënë se. “Qeverisja lokale në Lipjan po i diskriminon nxënësit e disa fshatrave të komunës derisa prindërit e nxënësve me buxhet vetjak po mundohen t’ia sigurojnë transportin fëmijëve të tyre, megjithëse komuna e ka të planifikuar buxhetin e veçantë për këtë plan. Shqetësimet e prindërve të fshatit Shalë, Ribar dhe Rufc i kemi ngritur edhe në mbledhjen e fundit të KK-së, mirëpo ato nuk janë marrë parasysh, prandaj për këto dhe disa lokalitete të tjera komuna duhet të intervenoi sa më shpejtë sepse fëmijët janë të rrezikuar edhe nga qentë endacak gjatë vajtje-ardhje nga shkolla me nga 3-4 kilometra në një drejtim”, ka thënë Hasani.


Nga ana tjetër Rasim Hasani drejtor i arsimit në komunën e Lipjanit ka thënë se “Varësisht nga nevoja ne ua kemi siguruar transportin e nxënësve në fshatin Gadime, Sllovi, Janjevë, Mirenë dhe në dhjetëra fshatra të tjera, pastaj ia sigurojmë transportin edhe nxënësve me aftësi të kufizuara, andaj prioritet e kemi edhe sigurimin e transportit për nxënësit e fshatit Ribar të cilët shkojnë në shkollën e fshatit Rufc, pastaj për Rufcin e vjetër, për fshatin Shalë dhe disa lagje të qytetit. Ky është një plan me prioritet i cili do të realizohet brenda një të ardhme të afërt”, ka thënë Hasani

COMMENTS