KB Lipjani prezanton përforcimet e reja (Foto)

KB Lipjani prezanton përforcimet e reja (Foto)

Qytetari nga Lipjani akuzon Policinë për dhunë fizike (VIDEO-DOKUMENT)

Ekipi i sapo ngritur në IP Superligën e Kosovës, KB LIpjani, përmes një konference për shtyp të mbajtur sot në ambientin e ‘’Sopa Sport’’, shpalosën rrugëtimin për këtë vit, pjesëmarrjen në IP Supërligë, përforcimet, kartelat me të cilët mund të pajisen secili qytetarë i Lipjanit si dhe fanellat me të cilat do të garojnë.

Në këtë konferencë gjithashtu u prezantuan edhe përforcimimet e para zyrtare të kësaj ekipe për këtë sezonën, që janë tre amerikanët Stacy Lamert, Maurice Williams, Kevin Philip lojtari tjetër është Musab Shala i ardhur nga Trepça si dhe trajnerin e mirënjohur Blerim Krasniqi i cili sjell me vete një karrierë të gjatë dhe të suksesshme,njofton Ulpianapress

Drejtori i KB Lipjanit, Florent Ahmeti duke i falenderuar të gjithë mbeshtëtësit tregoi që KB Lipjani këtë vit është konsulidu pak vonë në aspektin organizativ si pasojë e vështirëzive financiare, mirëpo me vullnetin e madh të kryesisë së klubit dhe disa bizneseve kanë arritë që klubi të merr jetë dhe të jetë sa më sfidues në Supërligë.

‘’ Në jemi konolidu shumë vonë në aspektin organizativ si rezultat i vështirësive financiare, mirëpo me vullnetin e madh të krejt kryesisë së klubit dhe disa bizneseve që na kanë përkrahë kemi arritë që në momentet e fundit me konsolidu ekipin në mënyrë që të jetë sa ma sfidues në këtë sezonë’’.

Tutje Ahmeti ka shtuar se synimet e klubit ështëë mbijetesa në Superligë duke pasur parasysh formatin e kësaj lige e cila ka dallim të madhë me Ligën e Parë ku klubi një vit më parë u shpall kampion.

‘’ Synimet e klubit jane sigurisht mbijetesa në Superligë, duke pasur parasysh formatin e Superligës i cili ndryshon nga Liga e Parë ku ne kemi qenë garues vitin e kaluar, gjiashashtu dua ta falenderojë edhe trajnerin e mirënjohur Blerim Krasiqin i cili ka pranu ti bashkagjitet rrugëtimit tonë në këtë sezonë’’, ka përfunduar Ahmeti.

Trajneri i KB Lipjanit, Blerim Krasniqi deklaroi se ai nuk do të kursenë asgjë nga vetja e tij që ekipi të jetë sa ma i përgaditun në mënyrë që të jetë sa ma sfidues ndaj ekipeve të kësaj lige.

‘’Me kënaqësin më të madhe e kam pranu drejtimin e klubit, krejt çka une në këtë moment mundem të premtojë që nuk do të kursë as edhe atomin e fundit që ta përgadisë ekipin, kurse në lëvizje e sipër jam i bindun që do të përmirësohemi dhe në fund më një punë të përbashkët të të gjithëve une shpresojë që ne do ta përfundojmë stinorin faqe bardhë’’, tha Krasniqi.

Gjiashtu gjatë kësaj Konference u prezantuan edhe disa ID karta të cilat i mundësojnë atyre që dëshirojnë ti blejnë një ulse në zonën VIP, tifozët mund të pajisen edhe me fanellat e KB Lipjanit më një çmim shumë të volitshëm.

Kurse përforcimet e kësaj ekipe, deklaruan që ata janë të përgatitur për edicionin e ri dhe i siguruan të gjithë sportdashësit lipjanas që do të dhurojnë spektakël të pa parë me herët në sallat ku klubi i KB Lipjanit do ti zhvillojë ndeshjet./Ulpianapress

COMMENTS