Kenan Imirzalioglu me dukje të re në promovimin e filmit me Meryem Uzerli (Foto)

Kenan Imirzalioglu me dukje të re në promovimin e filmit me Meryem Uzerli (Foto)

Noizy e S4MM publikojnë “Po Thu”

“Cingoz Recai” titullohet filmi i ri, në të cilin luajnë Kenan Imirzalioglu dhe Meryem Uzerli.

Dy aktorët e famshëm nga Turqia së bashku me aktorët tjerë dhe stafin realizues janë duke e promovuar filmin e tyre në qytete dhe festivale të ndryshme evropiane dhe botërore.

Kenan Imirzalioglu dhe Meryem Uzerli luajnë në filmin “Cingoz Recai” (Instagram)
Dhe nga fotografitë e publikuara nga evenimentet e ndryshme, është vërejtur ndryshim në dukjen e Imirzalioglut.

Imirzalioglu është shumë i popullarizuar edhe te publiku shqiptar (Instagram)

43-vjeçarin jemi mësuar ta shohim në role të ndryshme me pamje që i përshtatet rolit, ndërsa këtë herë ai ka vendosur ta ndjekë trendin e rritjes së mjekrës.

Është pëlqyer dukja e re e aktorit (Instagram)

Arsyeja e vërtetë e rritjes së mjekrës duket të ketë qenë roli në serialin për Sulltan Mehmetin II.

Kenan Imirzalioglu luan në serialin për Sulltan Mehmetin II (Instagram)
Kenan Imirzalioglu u bë i njohur dhe i pëlqyer edhe te publiku shqiptar me rolet e Mehmet Kosovali (“Aci Hayat”, 2005-2007), Ezel Bayraktar (“Ezel”, 2009-2011) dhe Mahir Kara (Karadayi 2012-2015), në serilet e transmetuara në televizionet tona.

Nga ana tjetër, Meryem Uzerli krijoi famë ndër fansat shqiptarë falë rolit të saj në serialin për sulltan Sulejmanin.

Në serinë e titulluar “Muhtesem Yuzyil”, ajo e portretizonte sulltaneshën Hyrrem. /Telegrafi/

COMMENTS