Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

Haradinaj i përgjigjet Serbisë: Ushtrinë nuk e kemi për veri, por për Irak e Afganistan

Dy fëmijët e familjes Pajaziti nga Gjilani, Ermini dhe Emini, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Vëllezërit Pajaziti janë diagnostifikuar me epilepsi në fazën e dytë dhe janë me probleme mendore, teksa për shërimin e tyre nevojiten 22 mijë euro.

Nëna e vëllezërve, Hanumshahe Pajaziti për Telegrafin ka thënë se tashmë janë grumbulluar 8 mijë euro për shërimin e djemve të saj të cilët duhet të shkojnë për trajtim në Francë.

“Unë jetoj në lagjën “Arbëri”, në Gjilan, bashkë me burrin edhe tre fëmijë. Vajzën e kam mirë, por dy djemtë i kam me probleme, ata duhet me i dërgu për shërim në Francë edhe trajtimet që i zgjasin tre ose gjashtë muaj, kushtojnë 22 mijë euro. Deri tash janë grumbullu 8 mijë euro, por na duhen edhe 14 mijë për me i dërgu fëmijët për shërim”, tha ajo.

Hanumshahe Pajaziti ka bërë thirrje tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që t’i dalin në ndihmë fëmijëve të saj.

Më poshtë mund t’i shihni të dhënat dhe si mund t’i ndihmoni ata. /Telegrafi/

COMMENTS