KËRKOHET PËRGJEGJËSI PËR SKANDALIN E MISHIT TË PRISHUR

KËRKOHET PËRGJEGJËSI PËR SKANDALIN E MISHIT TË PRISHUR

Mjeku rrëfen çka e udhëzoi pacienten të cilës i kishte vdekur foshnja në bark

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë mbajtur tryezën lidhur me çështjen e importimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë.

Të pranishëm në këtë tryezë për të diskutuar për çështjen e mishit ishin përfaqësues të disa institucioneve dhe të bizneseve vendore që bëjnë importimin dhe përpunimin e mishit.

Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se lidhur me çështjen e ngritur të mishit të ardhur nga Belgjika kanë informuar publikun për rastin i cili ka ndodhur më 2016.

“Mishi i cili ka qenë i ardhur nga Belgjika ishte prodhuar në vitin 2004 dhe kjo sasi është asgjësuar në deponinë e mbetur në Prizren”, tha Gjinovci.

Gjinovci shtoi se në vitin 2016 janë asgjësuar 500 tonë produkte të mishit, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Nga ana e saj, kryetarja e Komisionit, Duda Balje tha se bizneset që shesin produkte të mishit apo të ciiltdo tjetër prodhimi, duhet të lajmërojnë inspektoratin në komunën e tyre, sepse ata kanë këtë detyrë që të kontrollojnë mallin i cili shitet te konsumatori.

“Ne nuk jemi kundër prodhuesve, jemi këtu vetëm të dimë kush ka shkelur të drejtat e njeriut me mishin e prishur, me gjithë respektin për prodhuesit, bizneset në Kosovë nuk kanë të drejtë të shesin produktin e prishur në treg”, tha Balje.

COMMENTS