Këta pritet të jenë kandidatët për deputet nga Lipjani

Këta pritet të jenë kandidatët për deputet nga Lipjani

KF Ulpiana nënshkruan me një portier të ri

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme, partitë politike kanë vendosur edhe caktimin e disa emrave të cilët do të kandidojnë për pozitën e deputetit më 6 tetor.

Deri më tani LDK, PDK AAK dhe NISMA Akanë vendosur për disa emra të cilët do t’i futen kësaj gare. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, emrat e këtyre personave janë caktuar vetëm nga degët e partive, pasi, këshillet e përgjithshme të tyre, akoma nuk kanë dalur me emrat e të cilët do të bëjnë pjesë në listat e koalicioneve dhe partive politike, Ulpianapress.

Sipas informacioneve të gazetës mbrenda partive, nga LDK do të jenë tre kandidatë për deputet, PDK katër, AAK-ja e Lipjanit pritet të përfaqësohet me dy sosh dhe NISMA me tre kandidatë.

Këta pritet të jenë kandidatët e partive politike nga Lipjani në zgjedhjet e 6 tetorit:

LDK: Shkelzen Hajdini, Vlora Limani-Hajnini dhe Ilir Tasholli.

PDK: Ali Stublla, Selvije Halimi, Ramë Buja dhe Fitim Selimi.

AAK: Vehbi Imeri dhe Ramiz Qeriqi.

NISMA: Bekim Brestovci, Heset Sahiti dhe Valentina Shala-Bajrami.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga disa parti, mirëpo në bazë të informacioneve të gazetës këta mund të jenë kandidatët për deputet nga Lipjani./Ulpianapress

COMMENTS