KF Arbëria do garojë me gjigantët e Superligës në rrethin e katërt të Kupës (FOTO)

KF Arbëria do garojë me gjigantët e Superligës në rrethin e katërt të Kupës (FOTO)

Mësohen përballjet e dy ekipeve lipjanase në Digitalb Kupën e Kosovës

Të premten tërhiqet shorti për rrethin e katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës, ndërkohë në mesin e emrave të mëdhenj të Superligë do të jetë edhe një ekip nga Liga e Dytë.

Fjala është për Arbërinë nga Dobraja e Lipjanit që ka arritur të kalojë tre ture për të vazhduar tutje, shkruan Gazetasheshi.com.

“Stuhia e Kuqe” aktualisht renditet në vendin e parë të Grupit B në Ligën e Dytë, derisa ka tubuar 37 pikë dhe po vazhdon marshin drejt Ligës së Parë.

Fotografia e KF ArbëriaNë kuadër të rrethit të parë Arbëria mposhti Grykën 3-1 pas vazhdimeve pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1-1.

Ndërkohë, rrethin e dytë dhe të tretë e kaloi pa ndeshje fare, pasi rivalët e tyre Deçani, rrespektivisht Ratkoci nuk udhëtuan fare për të zhvilluar ndeshjet e tyre, bën të ditur Gazetasheshi.com.

Fotografia e KF ArbëriaTani në rundin e radhës do të ketë përballë sigurisht njërin nga gjigantët e Superligës, pasi 8 skuadra nga ky kompeticion janë kualifikuar tutje.

Kujtojmë që shorti për rrethin e katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës tërhiqet të premten me fillim nga ora 13:00 në Federatën e Futbollit të Kosovës.

COMMENTS