KF Lipjani “luan tenis”, poshtëron KF Lirinë

KF Lipjani “luan tenis”, poshtëron KF Lirinë

Pamje me dron, kështu duket Shqipëria pas vërshimeve (Video)

KF Lipjani ka fituar në shtëpi ndaj KF Lirisë me rezultat të thellë 9-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 2-të në Ligën e tretë të Kosovës.

Djelmoshat e Jeton Gashit nuk kanë lejuar asnjë befasi në stadiumin “Sami Kelmendi” pasi kanë mposhtur me lehtësi KF Lirinë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të vendasve, të cilët përveç shumë rasteve arritën të shënojnë edhe pesë gola.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin më të mirë dhe krijuan më shumë dhe shënuan plotë katër herëdhe ndeshja përfundoi me rezultat 9-3.

Pas kësaj fitore, KF Lipjani mbetet në pozitën e parë me 6 pikë, dhe është favoritë në ketë ligë./Ulpianapress/

COMMENTS