Kifle të mykura për nxënësit në shkollat e Prishtinës, një prind kërkon nisjen e hetimeve

Kifle të mykura për nxënësit në shkollat e Prishtinës, një prind kërkon nisjen e hetimeve

VDES NGA FRUTHI NJË 37-VJEÇAR

Prindërit në Prishtinë gati çdo ditë ankohen për kifle të mykura, që Komuna e Prishtinës po ua shpërndan nxënësve nëpër shkollat e Prishtinës.

Një prej prindërve, që është ankuar mbrëmë në rrjete sociale është edhe Bujar Gashi.

Ky prind, duke e postuar foton e kifles së mykur që fëmija i tij e ka sjellë prej shkollës “Iliria”, madje ka kërkuar që organet e drejtësisë të ndërmarrin veprime për këtë gjë.

“Ja se me cka na i ushqejne femijet tane (Kifle te mykta) ne shkolla, nese ka organe te drejtesis nuk e di se cka presin ma shume kur jane ne pyetje femijet. Kete kifle sot femija im e ka sjell nga shkolla fillore Iliria – Prishtine”, ka shkruar Bujar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

COMMENTS