KOLEGJIUMI I ZYRTARËVE KOMUNAL PËR INTEGRIME EVROPIANE HARTOI PLANIN E PUNËS 2018

KOLEGJIUMI I ZYRTARËVE KOMUNAL PËR INTEGRIME EVROPIANE HARTOI PLANIN E PUNËS 2018

Sadri Shala,bindshëm më i votuari për kryetar të PDK-së së Lipjanit

Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunal për Integrime Evropiane sot mbajti takimin e parë për vitin 2018, e ku përveç Zyrtarëve Komunal për Integrime Evropiane morën pjesë edhe Shkelqim Jakupi – Drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Nikolla Aksiq – Koordinator i Divizionit pë Integrime Evropiane në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) si dhe Besnik Vasolli nga Projekti GIZ.
Në këtë takim, u diskutua për Planin e punës të Kolegjiumit për vitin 2018 me të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe nevojën për trajnime si dhe u diskutua edhe Programi Legjislativ për vitin 2018, ku u njoftuan zyrtarët e komunave, se për cilat ligje AKK-ja ka paraqitur kërkesë për të qenë pjesë e grupeve punuese.
Edhe këtë vit vazhdon bashkëpunimi mes Komunave dhe MAPL-së sa i përket raportimit dhe veprimeve që dalin nga MSA-ja. Raportimi i deritashëm u vlerësua i suksesshëm nga ana e MAPL-së dhe u tha se komunat kanë pasur sukses në raportim deri në 70 %, kanë raportuar 37 komuna, e suksesit i ka paraprirë bashkëpunimi shumë i mirë e hartimi i përbashkët i formularëve me fusha përkatëse.
Përfaqësuesi i GIZ-it, z.Besnik Vasolli ofroi bashkëpunim meqenëse projekti i tyre në GIZ është i fushës së integrimeve evriopioane, i cili projekt e mbështetë kryesisht nivelin qendror mirëpo gjatë vitit 2018 do të mbështes edhe disa aktivitete në nivelin lokal.
Fotografia e Asociacioni i Komunave të KosovësFotografia e Asociacioni i Komunave të KosovësFotografia e Asociacioni i Komunave të Kosovës

COMMENTS