“Komuna e Lipjanit keqmenaxhon me buxhetin”

“Komuna e Lipjanit keqmenaxhon me buxhetin”

Përmbledhje e punës katër vjeçare të KV “Ulpiana”

“Me rastin e shqyrtimit të raportit mbi shpenzimet dhe të hyrat janar – mars 2019, në Kuvendin e komunës së Lipjanit, bazuar në raportin e paraqitur nga drejtorati për Buxhet dhe Financa del që brenda periudhës tre mujore kemi një shpenzim tepër të vogël, të dobët e keqmenaxhim të buxhetit, dhe si rrjedhojë e kësaj del të kemi funksionim të keq të qeverisjes lokale.
Shpenzimi i buxhetit sipas kategorive ekonomike në këtë raport arrin përqindjen në total në 45,58 % duke llogaritur gjithmonë shpenzimin e plotë në rroga dhe paga deri në 100% të cilat rritin përqindjen e shpenzimeve në total. Por, nëse analizojmë në detaje shpenzimet sipas fondeve burimore, programeve dhe kategorive ekonomike tek investimet kapitale, subvencionet, mallrat dhe shërbimet, nxjerrim konstatimin se kemi një fillim jo të mbarë, të dobët e një menaxhim jo efikas të buxhetit.
Mjetet financiare nga granti qeveritar për investimet kapitale në shumë prej 2.759.377.00 ( dy milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë euro), në këtë periudhë tre mujore janë shpenzuar vetëm 91,429.51 ( nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e njëzet e nëntë euro), që i bie vetëm 3.31%. Buxheti i shpenzuar nga të hyrat vetjake në investimet kapitale nga 92.586.42 ( nëntëdhjetë e dy mijë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro ) është zero euro. Shpenzimet nga donacionet në vlerë prej 113,260,56 ( njëqind e trembëdhjetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë euro) i kemi zero.
Nëse lexojmë me kujdes pasqyrën e shpenzimeve sipas drejtorive do të shohim një menaxhim tepër të dobët, një përqindje shumë të ulët të shpenzimeve të parasë publike në investimet kapitale. Në Shërbimet Publike shuma e paraparë për investime kapitale nga granti qeveritar prej 1.479.154 ( një milion e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro), të shpenzuara kemi vetëm 56,717.3 ( pesëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e shtatëmbëdhjetë euro), që në përqindje i bie 3.83 %. Nga të hyrat vetanake në investime kapitale nga shuma e mjeteve prej 52,586.42 ( pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë euro), janë shpenzuar zero euro. Gjithsejtë në shërbime publike nga 1,727,722.16 euro ( një milion e shtatëqind e njëzet e shtatëmijë e shtatëqind e njëzet e dy euro), janë shpenzuar 93,498.85 ( nëntëdhjetë e tre mijë e katërqind e nëntëdhjetë e tetë euro) në përqindje vetëm 5,41%.
Në drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në subvencione nga 28,416.66 euro ( njëzet e tetë mijë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë euro) të planifikuara deri tani janë shpenzuar vetëm 500 euro ( pesëqind euro) në përqindje 1.76%. Në drejtorinë e Planifikimit Urban dhe mjedisit, mjetet e parapara për investime kapitale nga granti qeveritar nga 75, 000 ( shtatëdhjetë e pesë mijë euro ) janë shpenzuar 20,476.34 ( njëzet mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë euro) që i bie 27,30 %, ndërsa investimet kapitale nga të hyrat vetanake nga shuma prej 40.000 euro ( katërdhjetë mijë euro) janë shpenzuar zero euro.
Te Kujdesi Primar Shëndetësor, investimet kapitale nga të hyrat vetanake në shumë prej 127.000.00 euro ( njëqind e njëzet e shtatë mijë euro) janë shpenzuar zero euro.
Në Kulturë Rini dhe Sport, investimet kapitale nga granti qeveritar në shumën prej 757,158.00( shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë euro ) janë shpenzuar vetëm 9.010.52 euro ( nëntë mijë e dhjetë euro) që në përqindje i bie 1.19%.
Në total shpenzimet në investimet kapitale për periudhën tre mujore janar-mars 2019, nga shuma totale vjetore prej 2.965.219.83 euro ( dy milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e dyqind e nëntëmbëdhjetë euro) janë shpenzuar vetëm 91,429.51 euro ( nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e njëzet e nëntë euro ), në përqindje vetëm 3.08 %.
Tek realizimi i të hyrave vetanake të planifikuara në vlerë 1.983.259 euro ( një milion e nëntëqind e tetëdhjetë e tre mijë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë euro ) janë realizuar 570.890 euro (pesëqind e shtatëdhjetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë euro ) ose në përqindje 18.68 % , realizimi i të hyrave, më i mirë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por larg pritshmërisë.
Te shpenzimet e buxhetit sipas kodeve ekonomike janar-mars 2019 kemi një shifër që është për t’u brengosur, duke pas parasysh se gjatë këtyre tre muajve është punuar shumë pak, siç shihet edhe nga përqindja e shpenzimeve në investimet kapitale që kapin një shifër tepër të vogël gati të papërfillshme me vetëm 3.08%, nga raporti na del se vetëm për tre muaj kemi shpenzime të telefonisë në shumën prej 6.547.99 euro ( gjashtë mijë e pesëqind e katërdhjetë e shtatë euro).
Te karburantet për vetura vetëm për këtë tre mujor kemi shpenzime deri në 7.134.52 euro ( shtatë mijë e një qind e tridhjetë e katër euro).
Ndërsa, te mirëmbajtja e automjeteve dhe riparimi i tyre për këtë tre mujor arrin shifra deri në 6.150.76 euro ( gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë euro).
Bazuar në këto shifra shpenzimet për telefoni, derivate për vetura, mirëmbajtje e riparim të veturave janë tepër të mëdha e në shpërputhje me punën e bërë të qeverisjes komunale për tre muaj”, shkruan PDK e Lipjanit në faqen e tyre zyrtare.

COMMENTS