Komuna e Lipjanit mbështet personat me aftësi të kufizara

Komuna e Lipjanit mbështet personat me aftësi të kufizara

Kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve të fshatit Sllovi

Nënkryetari i Komunës Sefer Tasholli, gjatë ditës së sotme ka pritur përfaqësuesit e organizatës Multietnike të Personave me Aftësi të Kufizuara (OMPAK) dhe përfaqësuesit e Shoqatës “Handikos” , me të cilët ka bashkëbiseduar për aktivitetin e fushatës “Tetori – muaji i mundësive të barabarta të personave me aftësi të kufizuara”, në të cilën fushatë Komuna e Lipjanit, ka ofruar punë për dy ditë rresht me pagesë për dhjetëra persona me aftësi të veçanta.
Nënkryetari Tasholli dhe Gjyste Dabaj zyrtare pë Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut gjatë këtij takimi kanë thënë se ky aktivitet është një mundësi që personat me aftësi të kufizuara të ndjehen të barabartë në punë në të njëjtën kohë të i’u mundëson pjesëmarrjen e active në shoqëri.
Përfaqësuesit e këtyre dy OJQ-ve kanë falenderuar Komunën e Lipjanit konkretisht Kryetarin Imri Ahmeti, për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e aktiviteteve të tyre, njëherit kanë shprehur nevojat për mbështetje të mëtutjeshme.

COMMENTS