Komuna në Lipjan thotë se rrugët janë vështirë të kalueshme, apelon për kujdes në trafik

Komuna në Lipjan thotë se rrugët janë vështirë të kalueshme, apelon për kujdes në trafik

Kryetari Ahmeti falënderues për angazhimin e strukturave të partisë, nuk i harron as qytetarët

Komuna e Lipjanit është duke intervenuar gjatë gjithë kohës për hapjen e rrugëve, pas reshjeve të borës të cilat po vazhdojnë edhe në këto momente.

Kështu ka njoftuar zëdhësi i Komunës së Lipjan, Diamant Bytyqi, i cili ka potencuar angazhimin maksimal të stafit të komunës dhe kompanive të kontraktuara që gjithçka të tejkalohet në normalitet të plotë, bëhet e ditur përmes një deklarate për gazetën Ulpianapress.

Bytyqi tutje ka apeluar tek qytetarët e Komunës së Lipjanit  që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe mos të dalin pa paisje dimërore.

Fotografia e Restaurant Golden Day

‘’Komuna Lipjanit me të gjitha kapacitetet po angazhohet në teren për pastrimin e rrugëve locale. Nëper fshatra të komunës, rrugët janë vështirë të kalueshme, për shkak të reshurave të vazhdueshme të borës dhe erërave të mëdha në disa lokacione janë krijuat edhe orteqe(smeta) dhe është vështirësuar qarkullimi edhe në rrugën regjionale që mirëmbahet nga Ministria. Mirëpo kompanitë e kontraktuara nga Komuna po bëjnë përpjekje maksimale që deri nesër në mesditë të bëjnë hapjen e rrugëve kryesore në fshatra dhe të largojnë borën e grumbulluar në disa vende. Apelojmë tek qytetarët të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe mos të dalin pa paisje dimrore.  tha mes tjerash Bytyqi.

Bytyqi gjithashtu ka kërkuar durim nga qytetarët, duke theksuar se kompanitë vazhdimisht janë në terren dhe puna nuk do të ndalet derisa të gjitha rrugët kryesore të hapen, duke përfshirë edhe zonat e fshtrave./Ulpianapress

COMMENTS