Konjufca thotë se u gënjyen qytetarët për viza: Tani duhet pritur deri në 2020

Konjufca thotë se u gënjyen qytetarët për viza: Tani duhet pritur deri në 2020

Aksident në dalje të Mitrovicës, e përshirë edhe vetura e Kryqit të Kuq

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për dështimin e liberalizimit të vizave, e ka quajtur pushtetin e vendit mizërie.

Ai përmendi sesi kryeministri e ministrat thanë se vizat po hiqen, e tani del që duhet pritur deri në 2020, raporton lajmi.net

“E kam digju kryeministrin duke thënë se qytetarët e Kosovës brenda tre muajve pasi ta merr pushtetin do të kenë liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

“Hahn tha se nuk do të kemi liberalizim të vizave 2020, kjo tregon mos seriozitetin e kësaj qeverie”.

Konjufca ka drejtuar gishtin nga Qeveria Haradinaj dhe nga vetë kryeministri për dështime të njëpasnjëshme. “Ky pushtet është mizërie”, tha ai.

Ai tha se Bashkimi Evropian tha se “Kosova i ka plotësuar kushtet, por nuk ua jepmi liberalizimin e vizave. Kjo veç me ta vizatu me laps se po thonë me ndërruar qeverisë.”

Ai ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë në fazë me kritike me ma shumë çnjohje se njohje.

COMMENTS