Kopshti zoologjik që fut vizitorët në kafaz dhe le kafshët të bredhin të lira

Kopshti zoologjik që fut vizitorët në kafaz dhe le kafshët të bredhin të lira

E blen telefonin e ri, por turpërohet nga fotografitë që gjen aty

Një kopsht zoologjik kinez vendosi të bënte një ndryshim dhe gjeti një mënyrë interesante për t’u dhënë njerëzve një mundësi për të kaluar kohën me kafshët, të cilat do bridhnin të lira.

Kopshti Zoologjik Lehe Ledu lejon macet e mëdha dhe speciet e tjera të botës së egër, si arinjtë, të bredhin të lira dhe në vend të kësaj, iu mundëson vizitorëve të dëshmojnë diçka të tillë nga kafazi, transmeton lajmi.net.

Ndërsa ata janë brenda në një kafaz të rrethuar me tel, vizitorët ofrojnë ushqim për luanët dhe tigrat përmes një hapësire të vogël dhe të shikojnë ndërsa macet gjigante kërcejnë mbi automjet për tu ushqyer.

Gjithashtu, pulat e gjalla përdoren gjithashtu si karrem për të marrë vëmendjen e grabitqarëve, përfshirë luanët, tigrat e Bengalit, dhe speciet e tyre, tigri i bardhë, si dhe arinjtë.

Zëdhënësi i kopshtit zoologjik Chan Llang tha se qëllimi i tyre ishte t’u jepnin vizitorëve të tyre emocionin e të qenit të ndjekur nga macet e mëdha, pa i ekspozuar ata në ndonjë rrezik.

Ata paralajmërohen të mbajnë gishtat dhe duart brenda kafazit, për shkaqe sigurie.

COMMENTS