“Krenaria e tepruar, rrëzon më shumë se dështimet”! Fjalimi gjenial i shkrimtares para studentëve….

“Krenaria e tepruar, rrëzon më shumë se dështimet”! Fjalimi gjenial i shkrimtares para studentëve….

Horoskopi për ditën e sotme

Nuk ka ndjekës të ekranit, që nuk e ka parë qoftë edhe një herë të vetme filmat e Harry Potter, një prej prodhimeve më të suksesshme në historinë e kinematografisë.

Por njëherazi edhe për lexuesit e librave të serisë Harry Potter, ky personazh është mjaft i njohur, e bashkë me të edhe J.K Roëling (Joanne Kathleen Rowling) – autorja dhe skenariste të filmave të tij.

Por këto fakte për Joanne Kathleen Rowling do t’ju habisin me siguri!

Jeta dhe suksesi i saj është një prej historive më të mira që çdokush duhet të marri shembull.

Në moshën 17 vjeçare asaj iu refuza pranimi në universitet, duke e lënë pas vazhdimet pas gjimnazit.

Kur ishte 25 vjeç ajo pati një tjetë moment hidhërimi.

Mamaja e saj vdiq për shkak të një sëmundje.

J.K Rowling kur ishte 26 vjeç u detyrua të abortonte, pas një shtatëzanie të padëshiruar.

27 vjeç ajo lidhi kurorë në altar, por i dashuri i saj abuzonte shpesh me të, derisa në jetë vjen fëmija i saj.

Një vit më vonë, ajo do të divorcohej nga bashkëshorti, duke kaluar një fazë depresioni.

Tashmë e vetme 29 vjeç, ajo detyrohet të jetojë së bashku me fëmijën e saj në një qëndër sociale.

E përballur me sfidat, Rowling mendon vetëvrasjen, por gjithashtu vendosi që pasionin e saj të shkruarin, të tentonte ta kthente në burim fitimi, derisa në moshën 31 vjeçare botoi librin e saj të parë.

Suksesi i saj vazhdoi ndër vite, ku ndër sukseset e saj është edhe Harry Potter, por edhe disa libra të tjerë.

Historinë e jetës së saj, ajo e ka treguar në media, por ajo që mbetet më emocionuese, ka qenë një fjalim i saj, tejet i fuqishëm, fantastik, përpara auditorit me studentë.

Eshtë ndër fjalimet që ka hyrë në histori, sa u përket mesazhit të përcjellë…

FJALIMI FANTASTIK

“Gjëja që kisha më tepër frikë në moshën tuaj, nuk ishte varfëria, por dështimi.

Unë isha dështimi më i madh që njihja.

Nuk kam ardhur për t’ju thënë se dështimi është i këndshëm, sepse ajo periudhë e jetës sime është e errët”, ka thënë në fjalimin e mbajtur përpara studentëve Joanne Kathleen Rowling, autoria e serisë së famshme të librave “Harry Potter”.

Ju do të dështoni në diçka të caktuar në jetën tuaj; do të humbni; do të vuani; do të zhgënjeheni shumë në jetën tuaj.

Mirëpo është shumë e thjeshtë të jesh në fund.

Nuk ju duhet të përpiqeni aspak.

Por a do të rrish përherë ashtu?

Do të jesh përherë ai që të tjerët as i hedhin sytë?

Sfidoje veten dhe dilja mbanë në jetë.

Dija është çelësi i duhur.

Edhe nëse përpiqeni dhe për pak kohë nuk shihni rezultatet që prisnit, vazhdoni të besoni.

Suksesi i takon atyre që mundohen dita ditës.

Çdo njohuri që ju merrni përditë, është një hap më afër suksesit tuaj.

Mos u lodhni.

Mos hiqni dorë.

Një ditë do t’ia dilni mbanë.

Por nuk keni se si t’ia dilni mbanë, nëse hiqni dorë.

Përpiquni dhe keni për të mësuar plot gjëra që nuk i dinit për veten tuaj.

Do të mësoni se sa të zhvilluar e keni imagjinatën, se sa të fortë e keni vullnetin dhe se sa të madhe e keni dëshirën për të arritur më të mirën.

Këto nuk janë fantazi.

Këto janë rruga që juve do t’ju shtyjë drejt suksesit që dëshironi.

Ju jeni më të mëdhenj se dështimet tuaja dhe më të fortë se vështirësitë tuaja.

Nuk keni pse ecni në jetë si viktima.

Ecni si modestë dhe kur të korrni sukses, ecni si fitimtarë.

POR KUJDES EDHE NGA KRENARIA, SEPSE KUR AJO ËSHTË E TEPRUAR, JU RRËZON MË SHUMË SE DËSHTIMET.

Dua ta mbyll këtë fjalim me fjalët e të madhit Stephen Hawking “Ju jeni të gjithë të ndryshëm.

Sado e keqe t’ju duket jeta juaj, ka gjithmonë diçka për të bërë që t’ia dalësh mbanë.

Për aq kohë sa ka jetë, ka shpresë”.

COMMENTS