Kreyeministri Haradinaj kërcnohet dhe vehet në sprovë nga Erdogan

Kreyeministri Haradinaj kërcnohet dhe vehet në sprovë nga Erdogan

Rrahje në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, një person i lenduar (Foto)

Para ca vitesh në një intervistë në njërin prej televizioneve të Kosovës Ramush Haradinaj ishte shprehur hapur se ishte një politikan properendimor dhe ishte kundër forcimit të alenacës me Turqinë dhe shtetet e lindjes së mesme. Deklarata e kryetarit të AAK-së e tani kryeministrit ishte gjykuar ashpër nga qarqe të ndryshme, individ, lider politik e parti të cilat e konsideronin dhe vazhdojnë ta konsiderojnë Rexhep Taip Erdoganin vëlla i cili gjoja na kishte shpëtuar nga lufta me Serbinë, kjo mbase edhe është e vertetë se shteti i Turqisë na ka ndihmuar shumë në luftë por duhet ta dim se Erdogani në vitin 1999 nuk ka qenë kryetar i Turqisë, me gjasë ky njeri në vitet e luftës së Kosovës ka qenë i burgosur për shkakun e proklamimit të xhihadit dhe ligjit të sherjatit.

Kryeministri i Kosovës konform detyrave dhe kompetencave ka marrë një vendim për të shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendëshme z.Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së z.Driton Gashi. Ky veprim është shumë i vogël në krahasim me dëmin që ata dy zyrtar ia shkaktuan vendit pas dëbimit të gjashtë qytetarëve turq pa zhvilluar as edhe një proces gjykimi apo verifikimi të CV-së së këtyre qytetarëve të cilët kishin leje qëndrimi dhe pune në shtetin e Kosovës. Kjo që bëri kryeministri i vendit duke shkarkuar dy zyrtar të lartë të shtetit është veprimi ma i vogël në krahasim me ate çka është dashur të ndodh. Në secilin shtet normal do të duhej të binte komplet Qeveria. Si një qytetar i Kosovës jam shumë i brengosur me deklaratën dhe sjelljet e fundit të presidentit të Turqisë Erdogan. Kryeministri z. Ramush Haradinaj duhet të qëndroj i palëkundur në orientimin e tij properendimor dhe ta injoroj plotësisht një kryetar shteti si Rexhep Erdogan i cili dëshiron të perzihet shumë në politikat e brendëshme të shtetit tonë, bile bile ka filluar ta ndjenë veten si sultan i Kosovës.

Erdogani jo vetëm që e ka fyer kryeministrin e një shteti të pavarur, por ka treguar hapur se ky sullatan i pa shpallur ka pretendime që të vendos për fatin e shtetit tonë edhe ate duke vendosur se kush mund e kush nuk mundet të jetë kryeminister i Kosovës. Turqia si një shtet modern i Ataturkut thuajse nuk ekziston më, ky shtet është shëndrruar në pronë të një autokrati dhe dikatatori i cili çdo ditë e ma tepër po largon popullin dhe shtetin nga pretendimet properendimore me premisa që qarta që edhe njëherë të kthehet në shtet otoman për të shkelur dhe shtypur popujt evropian siq jemi ne shqipëtaret dhe asgjë nuk na lidh me turqit për të shkar aq larg sa për ti quajtur edhe vëllezer.

I nderuar z.kryeminister ju duhet të jeni konsistent në qëndrimet tuaja parimore properendimore dhe mos të ndikoheni nga këto kërcnime të hapura dhe linquese ndaj jush e që kanë për qëllim që ju të dorëzoheni dhe të terhiqeni, ata do të ju kërkojnë që ju të kërkoni edhe falje për veprimet tuaja të drejta dhe të guximshme. Ju duhet ta dini se dëbimi i qytetarëve turq nga Kosova nuk është bërë pa një marrëveshje paraprake ndërmjet dy presidentëve të Turqisë dhe atij të Kosovës.

Turqia dhe Erdogani Kosovën dëshirojnë dhe e shohin si një provincë të veten në ballkanin e trazuar, duke shfrytëzuar politikanët e nënshtruar ndaj tij, ai ka arritur që me biznesin e vet të marrë apo gllabëroj këto ndërmarrje publike: Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës,

distribucionin e energjisë elektrike, ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi”, shumë shkolla fillore, të mesme dhe kolegje, spitale etj. Qytetarët e Kosovës duhet ta dine se Turqia ka qëllime gllabëruese dhe okupuese për KOsovën, kjo më së miri hetohet tani me rastin e shkarkimit të zyrtarëve të lartë të qeverisë nga kryeministri i vendit. Erdogan ka reaguar ashpër dhe ka linquar kryeministrin e një vendi të pavarur që Turqia e paska njohur menjëher pas Amerikës. Erdoganit duhet përkujtuar disa fakte të verteta si:

– Turqia ka bombarduar Serbinë nën siglën e NATO-s, ne si shqipëtar për këte realitet i jemi falenderuar NATO-s pse jo edhe Turqisë;

– Amerika së bashku me aleatët evropian kanë bombarduar Serbinë për 78 ditë rrjesht deri në kapitulim, duke shpenzuar miliarda dollar dhe kurr nuk e kanë përmendur.

– Turqia ka bombarduar Serbinë nën komandën e Amerikës, nuk duhet të harrojmë se Erdogani në ate kohë nuk ishte president i Turqisë, në të vertetë Erdogani në ate kohë ishte i burgosur me akuzen se perkrahte xhihadin dhe ligjin e sherjatit.

– Shiquar nga perspektiva e sotme po del se ndihmën që na bëtë gjatë luftës e keni shfrytëzuar shumë mirë për të plaqkitur ate pak pasuri që kishte Kosova.

– Investimet miliardëshe në Serbi, miqësia me Rusinë e Putinit dhe pak miliona euro investime në Kosovë, tregojnë fëtyren tënde të vëret për dashurinë tuaj ndaj shqipëtarve.

– Kauza juaj se turqit janë vëllezër me shqipëtarët harrojeni, shqipëtarët në shumicë janë me besim musliman dhe të islamizuar, por vëllezër me turq nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë, ti mund ta kesh vëlla Hashimin, Shefqetin e Gëzim Kelemdin por nuk do të na kesh vëllezër kurr shumicen e shqipëtarve të cilët nuk pajtohen me juve që erdhët në Kosovë dhe me çmime banale na morët krejt ate pasuri kombëtare që kishim.

– Z. Erdogan ne në tokat shqipëtare, vëlla i themi vetëm atij që naj prodhojnë prindërit, ne nuk kemi prindër turq andaj edhe vëllezër nuk ju kemi, vëlla ju i konsideroni të gjithë ata që kanë besimin e njejtë me ju. Ne shqipëtarët kemi vëllezër musliman, katolik, ortodoks, bektashi, ateist etj.

– Njohuria e juaj për shqipëtarët si duket është e mangët, nuk i njihni ju mirë shqipëtarët të cilët ishin edhe komunist të devotshëm, në mesin e komunistëve edhe pse jo me testere por me punë dhe vepra kishte edhe shumë Imam e hoxhollar të xhamive, këta hoxhollar dhe imam predikonin fenë islame por veprimet i kishin komplet ashtu si i dirigjonte komiteti i partisë komuniste. Këta komunista të devotshëm që i shërbyen sistemit komunist për shumë vite tani janë shëndërruar në musliman dhe praktikues të fesë edhe ate duke zënë rendin apo safin e parë nëpër faltoret anekënd Kosovës. Këta të njejtit edhe pse tani janë në moshë por i kanë trashigimtarët e tyre që për pak lek/euro janë në gjendje të përqafojnë Serbinë dhe Rusinë pa asnjë hezitim.

Ramush Haradinaj duhet të mos i vej veshin fare Erdoganit, të jetë plotësisht shpërfillës ndaj sulmeve të Erdoganit të cilat ishin të ashpra dhe kërcnuese jo vetëm ndaj kryeministrit por edhe ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

Shruan: Selatin Retkoceri

COMMENTS