Krijohet rivali i Instagram, aplikacioni po pëlqehet nga të gjithë

Krijohet rivali i Instagram, aplikacioni po pëlqehet nga të gjithë

Ky iPhone X kushton 159 dollarë

Vero dëshiron ta mposhtë Instagramin, duke joshur kështu përdoruesit e rrjetit social.

Aplikacioni për momentin është i vogël dhe pritet që të ketë një milion përdorues, por duket se po rritet shpejt, me një numër të madh profilesh në Instagram që po postojnë për të.

Ky aplikacion po shpreson ta mposhtë Instagramin, duke i hequr shumë gjëra që i nervozojnë përdoruesit; ka një kohështrirje kronologjike, i lejon përdoruesit të shpërndajnë gjëra me kë të duan dhe nuk u jep informacione reklamuesve, transmeton Gazeta Express.

Por, aplikacioni ka pasur edhe shumë probleme teknike përgjatë vikendit, duke ua pamundësuar njerëzve që të regjistrohen në të, të postojnë ose ta përdorin aplikacionin.

Për këto probleme, kompania thotë se shkak është numri i madh i njerëzve që papritur janë regjistruar në aplikacion.

COMMENTS