Krojmiri dhe Ahmeti përplot respekt për njëri-tjetrin (Foto)

Krojmiri dhe Ahmeti përplot respekt për njëri-tjetrin (Foto)

Hajriz Rashiti zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2018

LDK e Lipjanit sonte përmbylli zgjedhjet në nëndegen e njëzet e dytë që ishte ajo e Krojmirit. Kryetari i deges, Imri Ahmeti është pritur si hero.

Në një atmosfere të jashtëzakonshme, LDK e Lipjanit e ka zgjedhur kryetarin e kësaj nëndege.

Deri para ardhjes së Ahmetit kryetar i LDK-së së Lipjanit, Krojmiri ishte tokë e pashkelun për këtë parti, ndërsa sot pjesa dërrmuese e ketij lokaliteti frymon LDK, njofton Ulpianapress

Me shumicë votash kryetar i nëndegës ështe zgjedhur Ilmi Qeriqi, i cili falenderoi delegadët për besimin e dhënë.

Ahmeti i ekzaltuar nga pjesmarrja e të gjithë atyre delegatëve, nuk ka ngurruar që të thur elozhe për këtë fshat i cili dha shumë në të gjitha proceset në të cilat kaloi vendi ynë.

“Sonte në Krojmir në këtë fshat të Drenicës që dha shumë në të gjitha proceset në të cilat kaloi vendi ynë.
Afmosferë zgjedhore në Nëndegën e LDK-së në Krojmir, ku u dëshmua mbështetja me entuziazëm.
Faleminderit Krojmirit!”, ka shkruar Ahmeti./Ulpianapress/

COMMENTS